ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ Si do ja tregoni burrit? Flet Marsida: Ka dy vjet e gjysmë brenda, këtë pjesë e vuaj, kam marrëdhënie shumë…

Me djalin e madh 14-vjeç që e shoqëronte, Marsida Qatja është kthyer në banesën e saj në lagjen numër 2 në Kavajë, ku ndodhi një natë më parë ngjarje e rëndë që i mori jetën Dritan Haxhollit, me të cilin ajo mohon para mediave të ketë pasur raport intim, dhe u pl.agos shefi i sigurisë së brendshme në Portin e Durrësit, Bledar Toci.

Qatja është rikthyer në shtëpinë e saj dhe i është përgjigjur interesit të mediave që prisnin aty, teksa kishte dalë në dritare.

Para se të dilte në dritaren e shtëpisë, Qatja i ka thënë gazetarëve se ‘Erdha të bëj tualet dhe do dal’, ndërsa nuk i ka shpëtuar dot interesit të madh të mediave dhe ka thënë se sot po vazhdon punën normalisht në agjencinë ku priten bileta dhe nuk ka asnjë gjë të vërtetë në lajmin se ajo po hetohet për mashtrim sepse shiste bileta udhëtimi false.

Ndersa duke folur per bashkeshortin aktual qe e ka ne Gjermani, ne burg, ka thene:

“Burri ka dy vjet e gjysmë që është brenda. Une me burrin kam marrëdhënie shumë të mirë”.

Si do ja tregoni?

“Pjesën e burrit e vuaj shumë. Psikologët kanë ardhur nga Bashkia e Kavajes. por unë nuk kam kërkuar ndihmë. Fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që e përjetoj keq, jam unë. Di te them qe per pjesen e Bledarit vete e kerkoi”.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.