
Edita Shoshi shumë shpejt do të largohet nga posti i saj si sekretare e Këshillit të Qarkut Shkodër. Siç është bërë e ditur, ajo është shpallur fituese e konkursit të Bashkisë Shkodër për pozicionin “Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme Sociale dhe Rinisë”.
Shoshi, e zgjedhur sekretare e Këshillit të Qarkut Shkodër rreth 4 vite më parë, para se të marrë emërimin në Bashkinë Shkodër, duhet të japë dorëheqjen nga detyra që mbulon aktualisht pasi ligji e pengon mbajtjen e funksioneve.
Edita Shoshi, para se të zgjidhej sekretare e Këshillit të Qarkut Shkodër, ka mbajtur edhe pozicione të tjera, ku spikat posti i sekretares së përgjithshtme të shoqatës “Intelektualët e rinj- Shpresë” (IRSH) ndërsa mësohet se është arsimuar në nivelin master shkencor për juripsrudencë, për të drejtën civile.
Ndryshimi i pritshëm i sekretares, pason atë të kryetarit të Këshillit të Qarkut Edmond Ndou, i cili pasoi Marina Duhanin që dha dorëheqjen për arsye personale. Për postin e sekretarit të Këshillit të Qarkut Shkodër, tashmë duket se është arritur në kompromis paraprak për një emër, raporton ShkodraWeb.