Skip to content
16 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA DOM MARK PASHKJA – Një kemio për shoqërinë tonë…!

ShkodraWeb 26 July, 2024
dom mark pashkja 2024

Skandali i fundit në lidhje me rastin e mjekëve te spitali onkologjik mendoj se është më shumë se një shperdorim detyre dhe rrënjët i ka shumë më të thella. Parimisht jam kundër çdo lloj përgjithsimi,siç fatkeqsisht ndeshemi këto ditë. Personalisht kam kaluar një përballje me kancerin dhe kuptoj shumë mirë zemërimin e familjarëve dhe personave të sëmurë e shpeshherë edhe të grabitur ekonomikisht nga spitalet publike-private.

Po ashtu kuptoj edhe perpjekjen e madhe mjeksore që qëndron në krahun tjetër, nga ana e bluzave të bardha, kushtet dhe rrethanat, në luftën kundër armikut të pabesë. Shumë pak flitet per ata mjekë dhe infermierë, që në ambientet e punës janë të parët që ekspozohen nga rrezatimet e ndryshme. Prandaj besoj se domosdoshmërisht, duhet të evitojmë rrezikun e përgjithsimit dhe identifikimit të të gjithë mjekve me “individët” e skandalit. Pa dyshim që vendi ynë ka mjek shumë të mirë, të aftë dhe të ndershëm. A mjafton kjo? Sigurisht që jo.

Ky skandal duhet shikuar në një prespektivë më të gjerë, në mënyrë që të shkojmë në thelb të problemit. Reflektimi ynë duhet të nis me vlerën që ka jeta në një shoqëri si e jona. A ka vlerë vërtetë jeta në vendin dhe shoqërinë tonë? A jemi vërtetë promovues të jetës? Përgjigja sasiore dhe cilësore e kësaj pyetje lidhet pashmangshmërisht me qasjen ose raportin që kemi ndaj të vërtetës. Personalisht besoj se raporti dhe qasja me të vërtetën influencon edhe në cilësinë, vlerësimin dhe promovimin e jetës.

Jo rrallëherë si individ apo edhe si shoqëri, me ose padashje jemi përqafues të asaj çka na intereson apo pelqen para të vërtetës universale, që është e mira e shoqërisë. Në shumë raste komoditeti personal shikohet si “arritje”, pa marrë parasysh mënyrën si është përfituar. Rastet kur rehatia( luksi) personale prevalon para të mirës së përbashkët, janë jo pak të përhapura në shoqërinë tonë. Fatkeqsisht ndonjëherë shiten edhe si modele. Në vetvete kjo është një hipokrizi, personi një hipokrit dhe aktet në vetvete janë akte hipokrizie.

Këto akte dhe persona,janë të përhapura jo vetëm në shëndetsi. Janë të pranishme në arsim, në administratën publike, në sport, kulturë apo edhe në shumë organizma jo publikë e jo shtetërorë. Shumësia ketyre akteve ndikon në cilësinë e jetës tonë,në vlerën dhe promovimin e saj. Kur të fitojmë betejën si shoqëri me hipokritin dhe hipokrizinë si fenomen, do të kemi individ që betimin e Hipokratit nuk do e trajtojnë si të hipokritit. Do të kemi një shoqëri ku jeta njerëzore nuk do jetë objekt përfitimi për kënaqësinë e të pangopurve dhe të papergjegjshmëve. Kur kjo papërgjegjshmëri shtrihet deri aty, sa të përfitohet edhe në kemion e një të sëmuri me kancer, është shenjë e qartë se mbarë shoqëria jonë ka nevojë për kemio. /Nga Dom Mark PASHKJA, zëdhënës i KISH/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRI – Autor vjedhjesh dhe tentativë grabitjesh në Shkodër, arrestohet nga policia 46- vjeçari nga Laçi
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Përplasen dy automjete në rrugën “Lin Delija”, 7- vjeçari përfundon në spitalin e Shkodrës

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve 15 May, 2025
  • Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit 15 May, 2025
  • NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim! 15 May, 2025
  • EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë… 15 May, 2025
  • NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë… 15 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj nga Vau Dejësi, grabisnin makina në Velipojë, u kapen edhe para 15 May, 2025
  • Vllaznia nuk humb kohë, gjen trajner në “shtëpi”, Edi Martini në drejtimin e skuadrës shkodrane… 15 May, 2025
  • VIDEO – “SPAK ka punën e tij, unë punën time si i zgjedhur”, reagon Kristian Shkreli pas marrjes së celularit 15 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025
Grupi-parlamentar-i-PS
  • Aktualitet

EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.