Skip to content
22 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

IN MEMORIAM – “Rikard Ljarja, i Miri, i Keqi dhe i Bukuri tek një individ”…

ShkodraWeb 21 April, 2024
deda rikard ljarja

Ka njerëz të cilët e dëshmojnë praninë edhe me mungesën e tyre. Madje shpesh mungesa e bën më të fortë praninë. Njëlloj si heshtja që ndodh të ulërijë më shumë se zhurma.

Ka njerëz me të cilët koha vepron ndryshe: i sheh, i ndjen dhe i dëgjon në moshë të re; duken të pashëm, të ndritshëm nga drita e suksesit, të largët, të përjetshëm e të paprekshëm dhe në të njëjtin moment ju ndjen rrjedhën e viteve, mundimin e lodhjes, peshën e heshtjes dhe virtytin e thinjave.

Rikard Ljarja kishte epërsinë e jashtëzakonshme që jep ekrani i kinemasë. Atë mund ta takoje njëkohësisht edhe në filmat e tij, nga bardh e zija e kohës së dikurshme gri të Shqipërisë, edhe në pjekurinë e pashmangshme e plot me ngjyra të moshës. E takoje në celuloid, e takoje edhe në shoqërinë e miqve të tij të shumtë, Roki, Koli, Beni apo dhe Tosi që ka ikur përpara tij, mes të cilëve ai fekste si kujtim adoleshence.

Rikardi ZemërArtë vendosi të ikë në kohë të keqe! Duke bërë të ndjehen keq të gjithë ata që ndjeheshin mirë që e kishin njohur dhe trishtoi atë shumicë dërmuese shqiptarësh që e kishin dashur nëpër vite. Qoftë kur ishte “i Miri” në filmat e tij, qoftë kur ishte “i Keqi”, por duke qenë gjithmonë “i Bukuri”: njeriu i bukur në mendje dhe i mrekullueshëm në shpirt. Përgjithësisht, njerëzit e zakonshëm kanë vetëm dy nga këto tre mbiemra. Rikardi, falë filmave të tij, kishte një më shumë gjithmonë!

Fati është kapriçioz. Njeriu që mund të recitonte si pakkush fjalimin e Mark Antonit në funeralin e Jul Çezarit, shkodrani më i famshëm i Tiranës, bashkudhëtar i jetës së së paku dy breza shqiptarësh, e bëri me shumë pak vetë udhëtimin e tij të fundëm. Kësaj here në drejtimin e kundërt, nga Tirana drejt Shkodrës. Dy skaje shumë më afër sot se dje, në kohë dhe hapësirë, por sot shumë më të izoluar prej njëri-tjetrit se nga e djeshmja e largët, për shkak të hallit të përbashkët. Në një kohë normale do të ishte ndryshe. Shumë ndryshe. Dhe çdo spektator, lexues apo dhe thjesht i njohur i Rikard Ljarjes do të mund të thoshte në funeralin e tij se kishte ardhur “jo të varroste, por të lëvdonte me lotë mikun e pamunguar”!

Bota e ka provuar edhe herë të tjera izolimin e sotëm. Tre dekada më parë shqiptarët e dinin shumë mirë se çdo të thoshte të ishte mbas një gardhi me tela me gjemba. Deri në momentin që të lindurit në kafaz nuk i dallonin më hekurat e kafazit, nga ku ftonte për pak arrati lirie edhe Rikardi.E keqja harrohet shpejt kur largohet. Njeriu për të fat të mirë ka kujtesë të shkurtër. Nëse do të mbante mend gjithçka, me siguri do të çmendej. Por vlen herë pas here e liga për të kuptuar të mirën. Ja vlen herë pas here mbyllja në errësirë për të kuptuar dritën. Ja vlen të mbash frymën për të kuptuar mrekullinë e mbushjes së gjoksit me ajër.

Ja vlen edhe pandemia e koronavirusit që të marrin kurrorën e duhur gjërat e vogla të së përditshmes. Edhe takimi i miqve në funeralin e një miku. Edhe ndjesia dhe prova se jeta përbëhet nga një mori gëzimesh të vogla që në përditshmëri nuk ndjehen, nuk dallohen dhe nuk i llogarit askush.

Si për të kuptuar edhe më mirë kontrastin. Si për të afruar një bindje më shumë se në fund të fundit, triumfon gjithmonë kontrasti sepse gjithçka varet nga kontrasti dhe pika e krahasimit.

Këshilla e hershme e Dantes së madh, autorit të Komedisë Hyjnore, mund të ndihmojë këdo për të kuptuar më mirë dramën e përditshme të gjithësecilit. “Nuk ka mjerim më të madh se kur kujton kohën e lumtur kur ke rënë në fatkeqësi”! Fatkeqësia e përbotshme, në të gjitha mënyrat ngjan se është një nga ato të këqija që nuk vijnë vetëm për të bërë keq. Njëlloj si malli i pakujtuar për Rikardin kur ishte në Tiranë që ulërin tani kur ai vendosi të kthehet sërish në Shkodër.

Dhembja dhe vuajtja, frika për atë që është duke ndodhur dhe ankthi për atë që mund të ndodhë, pasiguria, zymtësia, izolimi apo edhe prishja e rutinës së zakonshme të gjithësecilit, në pjesën më të madhe të globit, janë të mjafta për ta klasifikuar si të frikshme përditshmërinë e gjithësecilit. Stacione të tilla dramatikë kujtojnë se njeriu është gjithmonë e më shumë krijesë e vetvetes dhe e dramave që krijon vetë me vetëpërshtatjen.

Ikja e Rikard Ljarjes, kujton më shumë praninë e tij. Që kishte vite që nuk binte në sy në Tiranën kaotike, që rend nga mëngjesi në darkë në luftën për mbijetesë, e shtyrë nga nevoja dhe vaniteti, nga dëshira apo pamundësia, nga etja për pushtetin e përkohshëm dhe përkohshmëria e çdo pushteti tjetër veç vdekjes.

Rikardi, i Miri, i keqi dhe i Bukuri tek një individ i vetëm, do të jetë gjithmonë njeriu, të cilit në funeralin e tij, të gjithë do të donin t’i thoshin se kishin shkuar ta takonin dhe ta lëvdonin me lotë mirënjohjeje dhe malli. /Nga Lorenc VANGJELI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Pranvera është akoma larg në Shkodër, ulje temperaturash dhe shi në zonat fushore, borë tek ato malore
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – Arrestohen në Krujë 3 persona në kërkim, mes tyre shkodrani i dënuar për mashtrim

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi… 22 January, 2026
  • Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave 22 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.