Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA ZIJA VUKAJ – Uniteti mes pjesëve dhe së tërës. …

ShkodraWeb 18 May, 2024
zija vukaj celesi 2024

Estetika si shkencë na mëson se nuk mund të krijohet një objekt artistik i bukur prej 2, 3, a më shumë pjesësh të shëmtuara. Madje as edhe prej 2, 3 a më shumë pjesësh të bukura që nuk kanë lidhje kohezive apo organike. Pra, nuk mund të dalë diçka e bukur nga një kokë e bukur gruaje, vendosur mbi një trup të bukur kali, mbi dy këmbë të bukua dhie.

Së dyti, si adhurues jo thjesht deklarativ i qytetit tim, yshtem të them se ngritja e objekteve kulturore duhet t’i shërbejë të sotmes dhe të ardhmes së brezave. Si rrjedhim, çdo objekt, bust, memorial, obelisk etj., duhet t’i nënshtrohet filtrit të një komisioni ekspertësh, që të jenë jashtë çdo influence ekstrakulturore ose jashtëkulturore. A ka të tillë individë qyteti ynë? Duhet të ketë. A duhen thirrur e pyetur? Them se po.

Ndryshe do të takohemi në mëngjes me obelisqe të çuditshme, që janë ngjizur gjatë natës nëpër mendje artistësh “me famë botërore” dhe do të vazhdojmë të bashkëjetojmë e të ndajmë hapësirat tona të gjelbra me tonelatat e oksidit të hekurit në trajta tubash shatërvanësh apo “luledelesh” në formë dinozaurësh apo tiranozaurësh. Do të jetojmë realitetin e skicës së Migjenit “Të korrunat”, kur fshatarët, të ngazëlluar e plot gaz më shpirt shkojnë të korrin grurin, për të cilin ishin sfilitur gjithë vitin; por befasohen e lebetiten kur gjejnë aty topa lufte, arën e gruri mbushur në hekur; dhe thonê: “Ne, këtë farë nuk e patëm mbjellë.”

Mandej, pse u dashka të jenë kaq KRIPTO dhe okulte (të fshehta) obelisqet e sodit- si puna e ujqërve urbanê të rotondos së Koplikut? Pse duhet ndërhyrja e ndonjë “artisti” me pushtet, t’i shpjegojë popDHit domethënien e kësaj vepre të artit figurativ. Sa për qind e popullit i kupton këto “kryevepra” pa ndërhyrjen e interpretit (përkthyesit)? /Nga Zija VUKAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRI – Kryente punime në ndriçimin e jashtëm, bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes pronari i hotelit…
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 maj 2024…

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.