Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Vllaznia do finalen”, kërkohet trofeu pas 23 vitesh, Thomas Brdariç: Gati për titullin kampion…

ShkodraWeb 18 May, 2024
brdaric para egnatia final four 2024

Egnatia – Vllaznia, ky është dueli i së dielës në 20:00 në “Air Albania” (Tiranë). Sfida vlen për gjysmëfinalen e dytë të “Final 4”, formatit që do vendosë edhe titullin kampion në Superligën e futbollit për sezonin 2023-24.

Për mediet para ndeshjes foli trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric. Nga grumbullimi i Vllaznisë, kroato-gjermani thotë se janë të plotë dhe kërkojnë të fitojnë kundër Egnatias, për të siguruar më pas edhe finalen kundër Partizanit. “Demat” fituan 1-0 në përballjen me Skënderbeun.

“Atmosfera? Është shumë e mirë, ne jemi para një sfide shumë të madhe dhe duam ta kalojmë këtë duel. Duam të punojmë për avantazhet tona në këtë ndeshje. Për këdo është speciale dhe jemi shumë të motivuar.

Egnatia? Përballemi me ta me idetë më të mira. Detyrat janë të ditura, kemi luajtur kundër tyre në të tjera rrethana. Ndeshja në “Air Albania” është e hapur dhe duam finalen.

Duhet fitorja? Ne jemi në balancë të mirë, kemi gjithë ekipin të gatshëm dhe na jep siguri. Duhet të punojmë mirë në mbrojtje dhe sulm. Kemi punuar për planin e ndeshjes dhe shpresojmë për sukses.

Kujtime të bukura në Air Albania? Na ndihmon, por është një tjetër kompeticion. Ne jemi gati për “luftë” dhe situata është ndryshe për këdo ekip. Nuk është e lehtë të luash për barazim, të dyja ekipet do kërkojnë fitoren.

Idetë në ekip? Është kohë e shkurtër për secilën ide. Kemi disa principe për lojën sulmuese dhe mbrojtëse. Lojtarët kanë mësuar shpejt, por duhet të jemi të thjeshtë. Fizikisht nuk është e lehtë të punosh, por kemi fokusin te gjërat e lehta.

Pika më e fortë e Vllaznisë? Mentaliteti dhe qëndrimi bashkë. Nuk na duhen 11 lojtarë, na duhen të gjithë me mendjen e duhur. Askush s’e di kur do jetë në fushë për mbështetje.

Ëndrra për titullin pas 23 vitesh? Është mirë të kesh ëndrra. Të gjithë tifozët e kanë këtë ëndërr. Ta bëjmë për tifozët, për Vllazninë, për të gjithë. Ky është një objektiv dhe jemi para këtij objektivi.

Tifozët dhe autobusa pa limit? Jam i lumtur që shumë tifozë do vijnë për të na mbështetur. Vetëm bashkë mund të arrijmë objektiva të mëdha. Na duhet fati në momentin e duhur, të ëndërrojmë për të. Hap pas hapi do shkojmë te trofeu, kemi dy ndeshje. Ne shkojmë për titullin”, tha Thomas Brdaric.

Prej 2001, Vllaznia ka 23 vjet që pret një titull kampion në Shkodër dhe janë dy ndeshje larg këtij objektivi. Për t’u theksuar se në duelin me Egnatian, Vllaznia duhet të fitojë pas 90 minutash pasi në rast të një barazimi do jenë rrogozhinasit që kalojnë në finale, kjo për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 maj 2024…
Artikull pasardhës: Tentoi të dalë nga Muriqani me 3 qese kanabis në makinën e tij, arrestohet 34- vjeçari nga Malësia e Madhe…

TË FUNDIT

kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
berisha smart city 2026

VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
  • KRENARI – Gjen në anije borsetin me 8 mijë euro, 69- vjeçarja shqiptare e dorëzon në polici… 18 January, 2026
  • DETAJET – Aksioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK ndalon dhe arreston persona të përfshirë… 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
berisha smart city 2026

VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
keshilli ambasadoreve shqiptare

“Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.