“Nobel” për adhuruesin e Millosheviç, reagon për herë të parë Akademia Suedeze që akordon çmimin…

Pas qendrimit te forte kunder vendimit te Akademisë suedeze qe i dha çmimin “Nobel” për letërsi, austriakut Peter Handke, si d.hunues i te drejtave njerezore, per përkrahjen ndaj regjimit të Slobodan Milloshevicit, vjen reagimi i pare nga Akademia suedeze.

Ne nje prononcim per The New York Times, sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, ka theksuar se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.

Nderkohe qe per CNN ai ka deklaruar prere se “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Pas cmimit, pati kontestime te shumta, zyrtarisht nga Kosova, e me tej edhe nga Shqiperia, permes kryeministrit dhe Akademise se Shkencave, qe e quajten nje cmim te tille krejtesisht te papranueshem.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal