Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EDISON YPI – Hidhu nga penxhereja Doktor…vetëm pas hedhjes do vazhdosh të jetosh heroikisht…

ShkodraWeb 24 April, 2024
edison ypi sali berisha dritare 2024

Hidhu nga penxhereja Doktor. Mos e zgjat. Hidhu se vetëm të mira do kesh. Boll fole. Tani hidhu. Është momenti ideal. Gjithçka ka marrë fund. Të gjitha rrenat u thanë. Të gjitha manovrat u bënë. Të gjitha përrallat u rrëfyen. Hidhu. Jo sepse dua unë. Por sepse fundi heroik me hedhje është ai që meriton. Vojo Kushi iu hodh tankut. Selam Musai iu hodh topit. Ti hidhju çetës së rrugicës. Mendoje thellë. Të hidhesh, pra të lartësohesh duke rënë, është provuar definitivisht si rruga më e shkurtër dhe më e shpejtë drejt lavdisë.

U bënë kaq vite që Partinë Demokratike nuk e sjell dot në pushtet Doktor. Dhe kurrë nuk ke për ta sjellë. S’ka asnjë shenjë se kjo mund të ndodhë; as këtu deri në horizont, as tani deri në përjetësi. Në këtë përfundim nuk dola se këtë ma tha një mik në telefon apo një shitëse kur po bleja kunguj. Për të mësuar të ardhmen, mua s’më lypset miku, trangulli, llumi i kafesë, as sfera e kristaltë. Unë të ardhmen nuk e mësoj, nuk e dëgjoj, madje as nuk e kuptoj. Unë, bashkë me gjithçka tjetër, të ardhmen e ndjej. Në mish, në gjak, në thua, në çdo qelizë të trupit dhe trurit.

Hedhja jote nga penxhereja Doktor nuk është ndëshkim. Hedhja jote nga kati i tetë është katarsis, pastrim, shpëtim, çlirim.

Ke bërë gabime Doktor. Që në fillim. Kur vajte mblodhe në Partinë Demokratike ku ishin e ku s’ishin gjith’ zorraxhinjtë e zyrave të diktaturës, spiunat, hajdutat, derrat, gjarpërinjtë, plehrat, ndyrësirat, qelbësirat, llapaqenat, dallaverexhinjtë, komunistat, minjtë e pusetave, gazetarë të Zërit të Popullit, gjithfarë sekretarësh dhe instruktorësh të komiteteve të partisë të rretheve, dhe u besove pozicionet kyçe, pra u vare ujqërve mëlçitë. E vumë re se mënyrës tënde të bërit politikë i mungonte themeli prej, zotnilliku, parimet, morali. Megjithatë duruam. Të pritëm. Thamë; hë se fillim është. Nuk ka përvojë. Ta lemë të punojë. Por vazhdove të gabosh. Edhe më rëndë. Nuk bëre asgjë për ta zbutur shembjen e piramidave. Tu shkoq shteti për pes minuta. Jetët e mijra shqiptarëve ikën për dhjam qeni.

S’le të përndjekur pa ja helmuar jetën duke i lëshuar zagarët për tu thurur intriga, shpikur historira të paqëna, pseudonime, dhe një mijë të zeza. Pse ? Sepse të votuan, të ndihmuan, të duruan, të falën, por s’tu bënë rrogoz si legenat që të silleshin rrotull ?

Megjithatë tani ke rast për t’i harruar të gjitha; Kërcënimet qesharake, përbetimet burracake, retorikat për të vjellë, thirrjet e turpshme për revolucion, mendergazetarët e paguar për tu llafosur me veten gjatë banaqeve masturbative pa asnjë të kundërt apo makar të ndryshëm përpara, dhe plot çmendurira të tjera që s’i nxë goja.

Që mos të mbetet merak, ajo çështja e Non Grata nuk është aq e tmerrshme sa të duket. Ta zemë se unë kam në mëhallë një jevg për të cilin më kanë thënë se pi raki, bërtet, rreh me grushta gruan, zhdëp me shkelma kalamajtë. Nga dita që jevgut i çova haber se nuk e shoh dot me sy, jevgu më del përpara tre herë në ditë më kërkon ta sqaroj – me fakte – pse e refuzoj, pse nuk e pranoj, pse nuk e shof dot me sy, pse e kam shpall Non Grata.

Nuk të shpëtojnë dot nga Non Grata, dhe nga asnjë taksirat tjetër, ata faqezinjtë e paguar që të rrinë rrotull si langoj me jargë që u rrjedhin nëpër turi. Ata i ke paguar dhe shpërblyer me vila dhe biznese për çarçafët propagandistikë nëpër gazeta që nuk i lexon kush asnjë rresht.

Nga Non Grata dhe të gjitha, të shpëton vetëm hedhja nga penxherja.
Hidhu të shpëtosh.

Po ta them unë që edhepse s’të kam takuar kurrë, të kam dedikuar gjithato shkrime virale për të cilat s’kam marrë asnjë kacidhe.
Të ta lejojë dhe mundësojë ta teprosh me të drejtën derisa e drejta të hidhet në anën tjetër – ky është truku gjenial i Shtatlartësisë së Tij. E ka bërë dhe po e bën qindra herë. Si nuk e ke kuptuar një gjë kaq të thjeshtë ? Apo e ke kuptuar dhe po mendon të bësh donjë 8-sh tjetër nga ata që ne budallejtë nuk i marrim dot me ment ?

Mos u bëj merak se mund të më shqetësojnë zagarët. I kam marrë masat. Zagarët e tu mua ma hanë atë që s’thuhet, ma pinë atë që s’duhet, ma rruajnë atë që s’tregohet.

Hidhu Doktor hidhu.
Hidhu nga penxhereja.

S’ke çfarë pret. Shqipëria ka ndryshuar. Ishte plot me femra si burra dhe barkderra të uritur. Është plot me femra si fije spaghetti dhe eleganta të ngopur që e kalojnë gjysmën e kohës nëpër palestra dhe pishina.

Kur sapo të jesh hedhur, duke ndjekur kollotumbat e tua në ajër, halabakët e rrugicës do klithin të tmerruar të gjitha zanoret a, e, ë, i, o, u, y. Do jetë muzika më e bukur që s’e ke dëgjuar në asnjë miting.

Hidhu Doktor. Mos u tremb. Në momentin kur çeta e adhuruesve të tu do presin me ankth coptimin tënd mbi asfalt te Syri live, ca halabakë nga të rrugicës do hapin një çarçaf dhe do të presin. Çudia do grisi qiellin. Do duket si mrekulli e Zotit. Si qorr që befas sheh. Si shurdh që befas dëgjon. Si budalla që befas kupton. Dhe ashtu do mbetet nëpër kronika. Por në fakt, halabakët dhe çarçafin do i përgatis unë për të mirën tënde, që të shpëtosh zotrote. Halabakëve të çarçafit shpëtimtar, për t’i bindur, do u them se do hyjnë në Histori si shpëtimtarë të Doktorit. Dhe kur të vijë Partia Demokratike në pushtet, domethënë kurrë, ata do emërohen doganierë.

Desha me të thën edhe disa gjëra të tjera Doktor. Por po kam frikë se po t’i them, ti harron hedhjen, ose dhe më keq, hidhesh dhe bie jashtë çarçafit.
Hidhu Doktor. Hidhu po të them. Vetëm pas hedhjes do vazhdosh të jetosh heroikisht. Hidhu pra. Ç’pret? /Nga Edison YPI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ANALIZË – Falimentimi i heshtur i biznesit të ndërtimit në Shkodër si këmbanë alarmi për ekonominë…
Artikull pasardhës: NGA FATJON GJINAJ – Klithma e foshnjes në dyert e drejtësisë…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.