Moderatorja e mirënjohur Arbana Osmani ka promovuar në Shkodër librin e saj “Receta për 5 minuta”. Në një nga hotelet në qendër të qytetit, ajo ka pritur të gjithë të interesuarit për të patur në dorë librin e saj të gatimit. Interesi ka qenë mjaft i lartë dhe holli i hotelit është mbushur me shpejtësi. Moderatorja e njohur ka dhënë librat e saj, duke i shoqëruar me autograf por edhe me foto të rastit për ata që kishin dëshirë. Sigurisht që në Shkodër, Osmani u shoqërua nga partneri i saj Eduart Grishaj, i cili është marrë edhe me menaxhimin e eventit bashkë me miqtë e tij.
Shkodra është etapa e rradhës e promovimit, ndërsa librin e saj Arbana Osmani pritet ta promovojë edhe në qytete të tjera në Shqipëri dhe Kosovë. Vlen të përmendet se brenda pak minutave, janë shitur mjaft libra, tregues i interesit të vajzave kryesisht, për të njohur anën jo shumë publike të Osmanit, pasionin për gatimin. Sa do të jenë të suksseshme recetat e gatimit, mbetur për tu parë sepse është çeshtje shijesh në gastronomi.