“30 vjet më parë isha komentator futbolli…”, detaji i panjohur që zbuloi Meta para presidentit të UEFA- s…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pak çaste më parë, presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin i cili ndodhet në vendin tonë si i ftuar special në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar “Air Albania Stadium” në përballjen emocionuese dhe të shumëpritur Shqipëri-Francë.

Në fjalimin e tij, kreu i shtetit, ka zbuluar një detaj tepër interesant, që lidhet me rininë e tij. 30 vite më parë, gjatë kohës që ishte student, presidenti Meta ka bërë edhe komentatorin e ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetër”, teksa ka qenë i lidhur ngushtësisht me futbollin.


“I nderuar Z.Ceferin, i nderuar Z.Duka, të nderuar personalitete të futbollit shqiptare, Europianë dhe Botërorë, të nderuar miq e të ftuar, iu uroj të gjithëve, mirë se erdhët të gjithë në presidencë.

Kur isha student 30 vite më parë isha dhe komentator i ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetër”.

DONATE - Mbështet ShkodraWeb Media në misionin e vet! - DHURO

Edhe sot mbetem shumë i lidhur më këtë sport kaq të dashur për të gjithë. E konsideroj si privilegj të veçantë të nderoj një personalitet presidentin Ceferin. Një nga personat më të dashur dhe mbështetësit më të madh në dobi të sportit më të dashur të shqiptarëve, futbollin.

E falenderoj zotit Ceferin për të gjithë iniciativat në të mirë të futbollit. Një vlerë të veçante ka pasur thirrja e tij, drejtuar familjes së futbollit që të kujdesin për përgjegjësi sociale dhe të dhurojnë për kauza të ndryshme”, u shpreh Meta.

 ABCOM ║ VODAFONE