“Zgjedhjet në Kukës do t’i fitojë ekipi i futbollit…”, ironia e Fugës për takimin e Ramës: Mërzitesh ti që merrem me gruan tënde? Ik o budalla…

Cfarë mbajta mend nga një fjalim në Kukës!

Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit do t’i fitojë ekipi i futbollit.

Qëllimi i ekipit të ri bashkiak do të jetë të fitojë pastaj kampionatin e futbollit.

Rethi skizoid, fitoj bashkinë që të fitoj kampionatin e futbollit, dhe fitoj kampionatin e futbollit që të fitoj bashkinë, pastaj fitojmë bashkinë që të fitojmë kampionatin e futbollit dhe fitojmë kampionatin e futbollit që të fitojmë bashkinë.

Hajde xhirim hajde, pirueta logjike të pabesueshme!

Ky as futboll nuk është, është rrethi çiklistik i Francës!

Edhe fati i kampionatit të futbollit do të vendoset në Kukës!

Do të ketë garë elektorale, por kjo do të jetë pa rivalë dhe pa konkurrentë se në fakt ç’e do opozitën!

Kemi bashkëqeverisjen.

Ne bëjmë çfarë duam, ju po patët vërejtje na i shkruani online o Kukësianë ulur në karrike plastmasti se ne i marrim parasysh të gjitha. Kaq e meritoni ju që Bashkia, më falni ekipî i futbollit të bëjë për ju!

Populli i Kukësit duhet të ketë kujdes nga opozita se ajo do të sjelli Suden dhe piramidat financiare. Ububuja!

Edhe ikin nga Kuvendi dhe na gjuajnë me gurë se duan të hyjnë në Kuvend nga dolën. U bo çil e mbyll!

Bën mitingje opozita se sjell bashkinë e Kamzës në Tiranë. Po nganjeherë edhe kryetari i bashkisë të Vlorës ulet në karrigen e parë në sheshin e mitingut në Fier!

Dhe ndryshimi kryetarit të Bashkisë duhet se do të ndërtohet aeroporti i Kukësit një cerek ore larg atji të Rinasit, po firmat e ndërtimit të aeroportit i komandon qeveria, ndërsa Bashkia do të shohi si fluturojnë avionët imagjinarë.

Se kryetari i Bashkisë atë funksion ka, të merret me tendera, me ndërtime e beton!

Ju Kukësianët vrojtoni natë e ditë mbi aeroportin a ka drita natën apo jo :

Fshati paska drita shumë,

thotë Hëna c’duhem unë!

Kryetarin e Bashkisë nuk e solla unë, as lirinë, atë e gjeta mes jush, në shpatat dhe ushtat tuaja o luftëtarë të Krujës më falni të Kukësit që jeni në rrezik nga hordhitë e Mehmedit të Dytë!

Këtë do ta raportojë vetë Marin Barleti 500 vjet më vonë. Poqese nuk e bën, Marin Barleti atëherë edhe ai është një Kardi! Më falni Kadri.

E sollën vetë brohorimat tuaja në shkallët e stadiumit që ne do të ndërtojmë!

Jeta juaj këtej e tutje do të kalojë në avione, stadiume dhe gondola me vela në liqen që vozisin si pulëbardha!

Dhe Kukësi ka pasur suksese të mëdha këto vitet e fundit. Vërtet ju rrahëm para disa muajsh, por pranojmë se kemi bërë gabim. Bëmë gabim për fajin tuaj ama, ju rrahëm sepse kishim respekt për ju!

Ne këtu ndryshojmë nga qeveria e mëparshme se ne ju rrahim dhe pasi ju rrahim ju themi : Na falni se ju rrahëm, kurse ata ju rrihnin dhe ju thoshin se ja u bëmë mirë që ju rrahëm.

Aeroporti duhet që çunat e Kukësit me ose pa letra në Londër të vijnë për ndonjë dasëm me avionë në Kukës.

Sipas kësaj logjike së shpejti do të kemi një aeroport në Kavajë për cunat e Kavajës që do të vijnë nga Italia për të pi raki, si edhe një aeroport edhe në Fushë – Krujë për cunat e Fushë – Krujës kur të vijnë nga Laçi me avion.

Dhe aeroporti do të zhvillojë zonën sepse në ndryshim nga veturat nuk do t’i vejë trarë avionëve për taksë rruge në ajër. Kështu Kosovari i Gjakovës do të shkojë në Prishtinë, aty do të marri avionin, që andej do të aterrojë në Kukës, në Kukës do të pijë një kafe që do të jetë baza e zhvillimit të Kukësit, dhe aty pasi të marri një veturë me qira do të vijë me pushime në det.

Këtej e tutje edhe udhëtimet Kamëz – Tiranë do të bëhen me avionë. Do t’i vejë bashkia e Tiranës me rastin e protestave të opozitës para Kuvendit. Që demonstruesit të zbarkojnë shpejt te sheshi sa herë ndryshohet dita ose ora e mbledhjeve të Kuvendit!

Kukësi do të jetë një qytet i prosperuar mbështetur mbi tre sektorë bazë : Shitje kafesh me bisht shoqëruar me puro, fitore ndeshjesh futbolli, turistë gjakovarë që do të vijnë me avionë në aeroportin e ri.

Një kafe me bisht në Kukës!

Ky do të jetë slogani i fushatës në 45 vjetët e tjera të pushtetit tonë që mbështetet në tre piramida : Futboll, firma ndërtimi dhe kafe me bish për ju!

Kukësi do të fitojë kampionatin dhe në Kukës do të vijnë të ndeshen skuadra europiane dhe numri i tifozëve do të bëjë të ndërtohen hotele të reja. Emri i tij nga skuadra e futbollit do të oshëtijë në të gjithë Europën dhe turistët do të vijnë për të gjuajtur peshk në liqenin e Fierzës.

Do të vijë vetë mbretëresha e Anglisë për peshk!

Por për këtë duhet më shumë guxim sepse ka shumë burra që bëjnë sikur nuk i hapin telefonin grave të tyre, por në fakt bëjnë kot sepse kur shkojnë në shtëpi janë pula. E si mund të fitohet kampionati me këta burra tifozë?

Mërzitesh ti që po merrem me gruan tënde???

Ik o budalla!

E o punë e madhe demokratike është!

E kuptuat o Kardinjtë e Tiranës! /Nga Artan FUGA, akademik/

Loading...

Më shumë artikuj nga ShkodraWeb:

KLP miraton listën zyrtare për SPAK, në mes emrave të kandidatëve kualifikohet edhe prokurori i Shkodrës…

Lulzim Basha shpalos alternativën e tij për zgjedhjet parlamentare: Listat e hapura garanci që qeveria i sherben qytetarëve…

FOTO/ “Kuksianët e përcollën me bisht nën shalë…”, ish- kryeministri tregon se si u hakmor Rama…

Close