Skip to content
16 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport
  • Video News

VIDEO – “Kam ardhur për titullin…”, i rikthyer tek Vllaznia, Thomas Brdariç del para gazetarëve në nisje të punës

ShkodraWeb 26 April, 2024
thomas brdaric rikthimi 2024

Thomas Brdariç është shfaqur sot para mediave duke dhënë prononcimin e tij të parë si trajneri i Vllaznisë pas rikthimit te kuqeblutë. Gjermani ka bërë të qartë se kishte ardhur për të ndihmuar Vllazninë që të luftonte për titullin kampion në javët e mbetura.

“Jam i kënaqur që jam këtu, që punoj përsëri për këtë klub. Në këtë situatë dua të falënderoj Qatip Osmanin, ai ka bërë një punë shumë të mirë këtu dhe kam vlerësuar që ka çuar Vllazninë në këto pozita.

Kështu është jeta. Ao që ndodh tani, ndodh shumë shpejt. Ky ishte vendim zemre që të vija këtu sepse kemi prodhuar momente të bukura në të kaluarën. Në javët e ardhshme është e rëndësishme që të prodhojmë jo vetëm momente të bukura e rezultate, por edhe të shkojmë në “Final Four” për titullin.

Ndarja e mëparshme me Vllazninë? Në jetë bëjmë gabime të gjithë. Unë gaboj. Janë disa keqardhje, disa gjëra jo. Unë nuk shoh mbrapa, kjo është jeta dhe unë jam pozitiv. Kam pasur marrëdhënie të mira me Albanin (Xhaferin). Ndoshta vetëm 2 ditë në jetën time nuk kam pasur marrëdhënie të mira me Albanin. Tani është kapitull i ri, i jam mirënjohës që jam këtu përsëri me tifozët, me klubin, me ekipin, që të arrijmë objektiva të mirë në javët e ardhshme.

Për mua, skuadra ka cilësi. Në fund të ditës të duhet edhe fat për të fituar ndeshjet, por është shumë e thjeshtë të thuash që skuadra do besim. Duhet të jemi të mirë fizikisht dhe kjo është ku do punojmë në javët e ardhshme.

Egnatia ka bërë këtë vit një punë shumë të mirë. Ne padyshim duhet të shohim çfarë duhet të përmirësojmë që t’i mundim. Jemi afër, por duhet të punojmë shumë që të shkojmë në atë pozicion.

Në një anë jam këtu që t’i jap skuadrës identitet, për këtë nuk ka kohë. Duhet të punojmë shumë dhe fitojmë ndeshjen e ardhshme e sigurojmë pozicionin në “Final Four”.

E kam parë ndeshjen e fundit me Egnatian, ishte e afërt, çdo gjë. Duam të marrim revansh.

I kam thënë lojtarëve që dua të përmirësoj këdo në aftësitë që kanë dhe tani mendoj se nuk duhet të mendohemi shumë, t’i japim ekipit motivim, të punojmë e ndërtojmë një strategji të mirë për ndeshjen e ardhshme. Pasi të mbarojë kjo ndeshje do flasim prapë.

Ankesat për infrastrukturën? Kam mësuar ta pranoj këtë. Nuk kam ardhur këtu të ankohem për atë që nuk ka ekzistuar përpara. Jam këtu për të përmirësuar ekipin. Nëse është mundësia për të ndryshuar infrastrukturën në të ardhmen, do të jetë e mirë.

Kontrata a ka garanci pa titullin? Nuk e besoj.

Stafi? Si fillim nuk kam fjetur mirë sot. Shkurt, me jepni pak kohë që të flasim për të ardhmen.

Tefik Osmani? Po, e njohim njeri-tjetrin, kemi pasur bisedime. I jam falënderues për vendimin e tij se ai është i vendosur për të ecur bashkë me mua. Jam mendjehapur që mund të mësojmë bashkë në njohuritë tona dhe jam i lumtur që e kemi një drejtor sportiv si ai.

Rroga? Shumë më e lartë, mund të pi dy kafe në lokal. (qesh)

Egnatia? Të gjithë e dinë që nuk shkoj në fushë për barazim, dua të marr maksimumin dhe ky është objektivi.

Leverkuseni? Kisha kohë të shihja stërvitjet e tyre. Është mahnitëse si punon Alonso. Ka bërë një punë shumë të mirë. Edhe fjalimi brenda tani ishte pak edhe i asaj që duhet të investojmë shumë në stërvitje dhe duhet të luash si stërvitesh. Leverkuseni është një shembull për këtë arsye”, tha Brdariç.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Reagon Delina Brahimaj, bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e përgjithshëm të ATK…
Artikull pas: VIDEO – Kush e ka krapin më të mirë- Shkodra apo Ulza, ministret Kumbaro dhe Balluku vendosin ta provojnë

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve 15 May, 2025
  • Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit 15 May, 2025
  • NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim! 15 May, 2025
  • EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë… 15 May, 2025
  • NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë… 15 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj nga Vau Dejësi, grabisnin makina në Velipojë, u kapen edhe para 15 May, 2025
  • Vllaznia nuk humb kohë, gjen trajner në “shtëpi”, Edi Martini në drejtimin e skuadrës shkodrane… 15 May, 2025
  • VIDEO – “SPAK ka punën e tij, unë punën time si i zgjedhur”, reagon Kristian Shkreli pas marrjes së celularit 15 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

mentor kikia ps pd 2025
  • Kryesore

OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

ShkodraWeb 15 May, 2025
berisha protesta 16 maj 2025
  • Aktualitet

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025
  • Kryesore

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025
Grupi-parlamentar-i-PS
  • Aktualitet

EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.