Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Edmond Tupja zbërthen fjalimin e kryeministrit dhe zbulon bisedën me Noc Rrokun…

ShkodraWeb 4 years ago

Para se të hyj në thelb të çështjes që, siç mund dhe duhet ta kenë parandier lexueset dhe lexuesit e mi kureshtarë nga vetë titulli i këtij shkrimi, po e nis me një vërejtje themelore për një dukuri të çuditshme të pranishme jo vetëm ndër fjalorë të gjuhë sonë amtare, por edhe në të folurën tonë të përditshme, shpesh bisedore, madje edhe thjeshtligjërimore.

E kam fjalën për disa emra të përveçëm (shih “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe” me autor Jani Thomain, botimet EDFA, Tiranë, 2010) si Xhafer, Zeqo, Milo dhe Leme e Preme veçanërisht në shprehjet “E humbi si Xhaferi simiten” (në kuptimin ‘e humbi toruan e s’di ç’të bëjë’), “Flet si e ëma e Zeqos majë të thanës” (në kuptimin ‘flet kot, thotë gjepura’) dhe “Puthu me Milon” (në kuptimin ‘s’ke se çfarë të bësh tashti’), ndërsa “Merrja Lemes e jepja Premes” është një shprehje, me të cilën populli autokton i Tiranës i ka bërë jehonë shprehjes së lashtë franceze “déshabiller (saint) Pierre pour habiller (saint) Paul”, pra, fjalë për fjalë, “zhvish (shën) Pjetrin dhe vish (shën) Palin” (në kuptimin ‘merr borxh te dikush për të shlyer borxhin që i ke dikujt tjetër’, ‘zhvendose një vështirësi për të kapërcyer një tjetër’).

Përveç kësaj, në shqipe ekzistojnë dy emra të përveçëm, krejt të pafajshëm e të nderuar, Hajdar e Genc, që gojështhururit më vulgarë i përdorin si sinonime të fjalës “penis” (shih “Fjalorin erotik të gjuhës shqipe”, Botimet EDFA, Tiranë, 2010). Sigurisht, askujt që mban njërin apo tjetrin prej emrave të përveçëm të mësipërm, nuk i ka shkuar deri më sot mendja të ankohet pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe aq më pak ta hedhin në gjyq këtë institucion të nderuar sepse paska pasqyruar në fjalorë e shkrime të tjera leksikografike emrat në fjalë.

Mirëpo, para disa ditësh, një zotëri i vjetër, fort i edukuar, që, duke lexuar me laps në dorë një libër të trashë, priste në radhë te Bashkia e Tiranës për të marrë një dokument lidhur me një pronë të tij në kryeqytet, dëgjoi dikë, edhe ky pjesëtar i radhës, që, me shumë gjasë, i pakënaqur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, tha me zë të lartë diçka të ngjashme më një proverb a fjalë të urtë: “Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Kapllan Qeres”. Zotëria i vjetër kërceu përpjetë dhe iu vërsul atij që sapo kishte nxjerrë pa të keq nga goja atë proverb, duke e kapur për fyti dhe duke i ulëritur: “Po ç’dreqin ke me mua, more i pacipë!”.

Të tjerët nuk e kuptuan gjithë këtë mllef, por shtangën në vend kur mësuan që zotëria i vjetër quhej pikërisht Kapllan Qerja, i cili madje e kërcënoi kundërshtarin e tij se do ta hidhte në gjyq për fyerje publike. Kur një mik ma tregoi këtë ngjarje në telefon, qesha me të madhe dhe, nga kureshtja, hapa fjalorin e lartpërmendur të Jani Thomait dhe, vërtet, mësova se bëhej fjalë për një proverb të mirëfilltë.

Të nesërmen, në darkë, e kisha harruar këtë ngjarje, por, duke parë lajmet, dëgjova zotin Kryeministër, i cili në një tubim publik me një numër banorësh të një qyteti provincial, por simpatik, përmendi dy a tri herë në adresë të opozitës emrin dhe mbiemrin e një zotërie, N’oc Rroku dhe u kujtova që këto dy fjalë, që i kam a s’i kam përdorur dy a tri herë në rininë time të hershme, kanë një kuptim të figurshëm tejet vulgar: Ato shënjojnë organet gjinore të mashkullit dhe, sipas traditës falokratike, ai që i shqipton, në të njëjtën kohë duhet të kapë, duke i shtrënguar me të dyja duart, organet e tij gjinore me qëllim që ta fyejë edhe më rëndë bashkëbiseduesin e vet, por me përjashtimin absolut të rastit kur personit në fjalë ose i mungojnë ato sende fort të çmuara, ose i mungojnë të dyja duart, ose edhe sendet në fjalë, edhe duart.

Sigurisht që zoti Kryeministër nuk pati guximin ta bënte një gjest të tillë (ndoshta ngaqë njërën dorë e kishte të zënë me mikrofonin, simbol falik në vetvete, të paktën sipas psikanalizës frojdiane), mirëpo çështja nuk u mbyll me kaq. Për habinë time, rreth njëzet e katër orë më vonë, më doli në skajp që nga Shkodra Aqif Qifa, komshi e mik i vjetër, i cili më mësoi se një qytetar shkodran, i quajtur Ndoc Rroku kishte vendosur ta hidhte në gjyq zotin Kryeministër për përdorim fyes të emrit e të mbiemrit të tij! Aqif Qifa e kishte këshilluar të fyerin të mos nxitohej sepse vetingu, si proces aseksual, ende nuk kishte përfunduar dhe se zoti Kryeministër, kushedi, mund të pendohej për fyerjen që dashur padashur i kishte bërë dhe ndoshta do t’i kërkonte ndjesë, çka ia kishte zbutur deri diku zemëratën Ndoc Rrokut.

Megjithatë, si shkodran me një ndjenjë humori tejet të zhvilluar, ky i kishte thënë Aqif Qifës: “Nëse zoti Kryeministër dëshiron vërtet që unë ta fal, atëherë do ta pranoja ndjesën e tij, por me një kusht: Që ne të dy, ai, Edi Rama dhe unë, Ndoc Rroku, që në shkodranishte të kulluar shqiptohet N’oc Rroku, të shkojmë me të ardhur vera në një plazh nudistësh jashtë shtetit dhe t’i tregojmë botës se si N’oc Rrokët e Shkodrës ia marrin në kthesë nocrrokëve të gjithë kryeministrave të botës pa asnjë përjashtim! Por nëse zoti Kryeministër nuk e pranon propozimin tim, atëherë do të jem në të drejtën time që ta përdor publikisht, të paktën një herë, edhe unë emrin e mbiemrin e tij me të njëjtin kuptim që e përdori ai emrin e mbiemrin tim, veçse do të bëj atë gjest që ai nuk guxoi ta bënte para disa ditësh faqe një numri banorësh të një qyteti provincial, por simpatik! /Nga Edmond TUPJA/

Continue Reading

LAJM PARA: “Zgjedhjet në Kukës do t’i fitojë ekipi i futbollit…”, ironia e Fugës për takimin e Ramës: Mërzitesh ti që merrem me gruan tënde? Ik o budalla…
LAJM PAS: “Më autoritar, më arrogant dhe më jo transparent”, Edi Rama i përgjigjet akuzave të Elez Biberajt të “Zërit të Amerikës”…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

1 hour ago
“Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…
  • Kryesore

“Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

6 hours ago
NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • Kryesore

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…

3 days ago

TË FUNDIT

  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • “Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

1 hour ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

2 hours ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

5 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.