VIDEO/ “Këtu kam qenë…”, flet kantautori shkodran Ervin Bushati: Tregu kërkon sot djem e vajza më “trendy”…

Këngëtari i njohur shkodran Ervin Bushati, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka treguar planet e tij muzikore dhe aktivitetet të cilave po i përkushtohet së fundmi. Ai tregoi se po organizon koncerte në Itali, por gjen kohë t’i përkushtohet dhe familjes, dy fëmijëve të tij që sot janë në moshën e adoleshencës.

“Unë kam munguar prej kohësh në tregun muzikor, por kam shijuar frytet e karrierës sime muzikore si këngëtar i dalë pas viteve ’90. Por tregu sot kërkon djem e vajza më trendy.

Unë nuk bëj zhurmë por kam ruajtur fizioniminë time në karrierë. Arma ime më e fortë janë fansat që prej vitesh më ftojnë jo vetëm në Evropë, por dhe në USA, Kanada e Londër”. u shpreh këngëtari shkodran Ervin Bushati.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë.

Loading...