Dy ditë më parë u nda nga jeta Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali” apo një nga “të fortët” e kryeqytetit dhe krejt vendit. Përveç patologjive të tjera, duket se ka qenë virusi korona ai që i mori jetën. Është një jetë ajo e Nehat Kullës, e cila njihet tashmë nga publiku me të gjitha peripecitë e saj. Megjithatë, përtej asaj që dimë e njohim të gjithë për këtë personazh, Kastriot Dervishi sjell në vemendje një episod nga jeta e tij, të cilin nuk e dinim. Ose të paktën, nuk i ishte kushtuar shumë rëndësi. Kastriot Dervishi shkruan në postimin e tij në Facebook:
Jeta e Nehat Kullës dihet si ka kaluar. Drejtësia me të drejtë e ka gjetur fájtor për vepra pènale dhe e ka dënùar disa herë. Por të themi një të vërtetë. Në mars 1997, depoja e Arkivit të Ministrisë së Brendshme te shkolla e qenve nuk u dogj vetëm nga ndërhyrja e Nehat Kullës. Pavarësisht se Kulla nuk vinte nga bota akademike, ai rezultoi shumë herë më i ndjeshëm për arkivat se shumë të tjerë që formalisht duken si të lexuar.
Do ishte një humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për trashëgiminë dokumentare të Shqipërisë nëse ai dokumentacion asgjésohej. Shumë ngjarje të historisë së Shqipërisë do ishin të vdèkúra përgjithmonë nëse arkivi digjej. Shumë të përndjèkur politikë nuk do dëmshpërbleheshin për mungesë dokumentesh. Shumë emra pérsekùtorësh do humbnin e harroheshin përgjithmonë.
Kjo është Shqipëria. Në raste të caktuara arkivat shpëtohen nga ata që nuk kanë lidhje me to dhe në kohë të tjera shkatërrohen me ngadalë nga injoranca e personave të veshur me pushtet qofshin deputetë, ministra apo kryetarë. /ShkodraWeb Media/