”E mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat”, aktori i njohur i humorit e merr “me humor” infektimin me virus…

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj rezulton pozitiv me korona virus. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Binaj shkruan se është asimptomatik dhe se gëzon shëndet të plotë.

Reagimi:


Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me covid-19😅

Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qéllója i prékur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të karantinës.

Fatmirësisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!

Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…

Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!😂

Shëndet të gjithëve!

 ABCOM ║ VODAFONE