Levizjet tek Klan, Jul Deda sposton Ermal Mamaqin…a do të cënohet miqësia e tyre?

Është folur shumë këto kohë lidhur me ndryshmet e mundshme që do të kenë televizionet shqiptare në programacion me nisjen e sezonit të ri në shtator.

Një nga televizionet që po prodhon më shumë lajme lidhur me spostimet dhe ndryshimet e mundshme në programacion është pikërisht Tv Klan.

Burime për Blitz.al bëjnë me dije se me të nisur shtatori, “Xing me Ermalin” nuk do të ketë më orarin “primetime” në orën 21:00 të shtunave, pasi një projket i ri do të zërë këtë fashë orari.

Gjithashtu bëhet me dije se “Apartamenti 2XL” që tashmë do të quhet “Duplex” dhe do të transmetohet çdo të shtunë prej orës 20:00-22:00 në Tv Klan. “Duplex” do të spostojë “Xing me Ermalin” për më vonë, ose për Ermal Mamaqin do të jetë rezervuar një tjetër ditë tjetër në programacionin e Tv Klan.

Thuhet se ky ndryshim ka ndodhur sepse gjatë sezonit të fundit stafi i Tv Klan nuk ka qenë shumë i kënaqur nga shifrat e shikueshmërisë së Mamaqit megjithatë pritet të shohim se çfarë vërtetë do të ndodhë në shtator. /Blitz.al/