Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Romanocë të Kumanovës nëMaqedoni duke shkaktuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe 6 të tjerë janë lënduar.
Sipas informacioneve fillestare nga MPB, tre persona ndërruan jetë në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të dëmtimeve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.
Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren. Më shumë informacion mbi vendin e ngjarjes dhe shëndetin e të dëmtuarve do të postohen gjatë gjithë ditës.