Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Do ta respektoj vendimin e kombit”, presidenti turk Erdogan pranon humbjen, opozita fiton në zgjedhjet lokale…!

ShkodraWeb 1 April, 2024
ERDOGAN

Presidenti Erdogan e pranoi humbjen në zgjedhjet lokale të partisë së tij, AKP që duket se doli me rezultatin më të dobët në dy dekladat e fundit. Fituese në pesë metropole është partia opozitare e qendrës së majtë, CHP.

Entuziazëm tek partia socialdemokrate opozitare, CHP. Pas publikimit të rezultateve të përkohshme zgjedhore në Turqi, kreu i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu ka mbrojtur mandatin e tij në Stamboll. Partia CHP kryeson para partisë së presidentit, Erdogan, AKP me kandidatin e saj, Murat Kurum. Erdogan u angazhua fort në fushatë në mbështetje të Kurumit. Kreu i CHP, Özgür Üzel tha se kjo humbje është edhe një mesazh i zgjedhëseve dhe zgjedhësve për Erdoagnin. “Tek këto zgjedhje qytetarët tanë nuk ka votuar vetëm për kryetarët e bashkive, por edhe për atë se si duhet qeverisur ky vend. Populli ynë i ka dhënë një mesazh të fortë atij që ka reduktuar të ardhurat tona, ka shkelur me këmbë demokracinë dhe ka shkatërruar shtetin ligjor: Ne duam që vendit tonë t’i rikthehet shteti ligjor.”

Partia opozitare e qendrës së majtë, CHP ka fituar ndërkohë edhe në pesë qytete të tjera të mëdha në vend, mes tyre edhe Bursën. Edhe zona e prekur fort ga tërmeti, Adyiaman ka kaluar nga partia e Erdoganit, AKP tek CHP. Por fituesi më i madh tek kjo parti është kreu i bashkisë së Stambollit, Imamoglu. Ai tha me vetëbesim të dielën në mbrëmje. “I kemi fituar zgjedhjet.”

Pas numërimit të më shumë se 98% të votave partia, AKP ka marrë rezultatin më të dobët në zgjedhjet lokale prej dy dekadash, sipas mediave. Partia e qendrës së majtë, CHP fitoi në shkallë vendi 37,6 të votave raportoi agjencia e lajmeve, Anadolu. Kurse AKP ka arritur 35,7 të votave, sipas rezultateve të deritanishme.

Megjithëse këto kanë qenë zgjedhje lokale, rezultati mund ta ndryshojë Turqinë, është shprehur politologu turk, Suat Özcelebi në bisedë me televizionin gjerman, ARD në Stamboll. Imamoglu pas fitores ka edhe një rol tjetër. “Populli turk i ka thënë qeverisë ‘stop’. Këto rezultate do të çojnë aty, që politika të ristrukturohet, të ketë liderë të rinj në politikë. Veçanërisht emrin e Imamoglu ne do ta dëgjojmë që tani gjithnjë e më shpesh në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.”

Por në shkallë vendi, AKP përafrohet në nivel rezultatesh me partinë opozitare, CHP. Sidomos në Anadollin Qendror dhe disa zona në Detin e Zi kjo parti mbetet fuqi kryesore. Presidenti Erdogan pranoi humbjen në një fjalim natën e së dielës. Ai bëri fjalë për 85 milionë njerëz në Turqi dhe për demokracinë si fituese. “Për fat të keq nuk e arritëm në këto zgjedhje lokale rezultatin e dëshiruar. Në instancat e partisë sonë ne do ta analizojmë këtë drejt dhe do të ushtrojmë me guxim vetëkritikë. Ne do të analizojmë arsyet e këtij hapi mbrapa dhe do të marrim masa.” Do ta respektoj vendimin e kombit, tha Erdogan.

Kurse në lindje të Turqisë ka fituar partia me shumicë kurde, DEM në shumë provinca, si në Mardin, Diyarbakir, Batman dhe Van. Zgjedhjet sipas drejtuesit të Komisionit zgjedhor në shkallë vendi u zhvilluan në përgjithësi të qeta. Vetëm në lindje të Turqisë ka pasur të dielën përleshje të dhunshme, ku humbën jetën dy vetë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë. /DW/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 1 prill 2024…
Artikull pasardhës: “Plumbat i marrin heronjtë, historitë i tregojnë pragmatistët…”, jep dorëheqjen Harris Murana, kryetar i “2 Prill 1991”

TË FUNDIT

salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
rruga obot 2026

Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.