Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se numri i jetëve të humbura ka shkuar në shtatë. Ndërsa frika nga koronavirusi vazhdon rritet, numri i te prekurve shtohet. Raportohet se viktima e shtate eshte nje 80-vjeçar nga Milano.
Ora 14:38
Raportohet se deri tani janë 224 të infektuar në Itali. Viktima e fundit është një grua, e cila humbi jetën në spitalin e Brescia. Ajo u dërgua në spital dje pasi rezultoi pozitive me koronavirus. Sipas mediave italiane, viktima e peste eshte nje burre 88-vjeçar po nga rajoni i Lombardise.
Ora 08:55
Shenohet viktima e katert nga koronavirusi ne Itali. Mediat fqinje raportojne se viktima e radhes eshte shenuar ne Bergamo. Ai ishte nje burre 85 vjecar. Nderkohe qe numri i te infektuarve ka arritur ne 152 persona. Italia renditet si vendi i trete me numer rastesh, pas Kinës dhe Korese se Jugut. Rastet e konfirmuara jane të gjitha në rajonet veriore, të cilat janë duke vendosur karantinen.
***
Një grua nga provinca e Kremones ka ndërruar jetë, duke u bërë kështu viktima e tretë nga koronavirusi në Itali. Sikurse raportojnë mediat fqinje, gruaja ishte shtruar prej ditësh në repartin e onklogjikut me simptoma të rënduara.
Lajmin për vd.e.kjen e gruas e bëri të ditur Këshilltari i Mirëqenies së Lombardias, Giulio Gallera, i cili tha ndër të tjera se: “Ne kemi 130 janë raste pozitive me koronavirus”. Italia ka vendosur kufizime të rrepta të karantinës në dy rajone, ku respektivisht janë edhe “pikat më të nxehta”, si Milano dhe Venecia.
Në dy qytete italiane nuk mund të hyhet dot, pa marrë leje speciale. Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli.