Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Do t’ ishte ma mirë të kishim aktorë sesa mjeshtra”, Fatmir Bashli publikon statusin më serioz të 20 viteve…

ShkodraWeb 19 December, 2021
fatmir bashli

Për mu asht’ statusi ma serioz që kam shkruar tash 20 vjet. Më vjen keq për shumë miq e dashamirë që e duan humorin shkodran dhe nuk munden ta gjejnë atë në ato institucionet që paguajnë taksa për to. Por mendoj se Shkodra do të mbijetojë edhe pa këto institucione dhe mjeshtra të mëdhenj, që çdo ditë vijnë e bëhen më të vegjël.

Shkodra prodhon humor çdo ditë dhe ka shumë talente që dalin e digjen prej këtyne paraziëve që kanë 30 vite që zvarriten si ushujzat e që marrin lek me barcaleta të viteve 70 , e që nuk i vjen marre me e përfaqësu Shkodrën. Thojmë për politikanët pse nuk e lëshojnë karrigen, por ne i kemi vemjet në mes të qytetit dhe e shofim se kan kry punë e vazhdojmë që ti mbajmë në kurriz.

Ka të paktën 20 vite që nuk na ban kush me qesh në Shkodër. Turp i madh, po na vijnë korçar, tepelenas e laçjanë nëpër sofra shkodrane, për me na ba me qesh ne. Edhe ma turp asht kur na thojnë: ka mbaru humori shkodran!!! Jo mor jo, nuk ka mbaru humori hkodran, këtu kanë mbaru institucionet që kanë për detyrë të përzgjedhin elementët e rinj e të organizojnë shfaqje të denja, e të heqin këto zhgarravinat që vazhdojnë që të na bajnë me vjellë për çdo event, me humor biçiklistësh, e tuj na thanë se kur të vdesim na, ka me mbaru Shkodra. Por ata në vetvedi e dinë se kanë vdekë artistikisht tash 20 vjet. Por për ato dy lekë të qelbuna që dojn me marrë, shajnë gjithëkënd, i fusin brrylat gjithkujt, që e shofin si rrezik potencial, e prodhojnë ato shfaqje që nuk i shofin as fëmijët e tyne, e jo ma shkodranët.

LEXONI EDHE: “Po kontribon që ne artistët të largohemi”, këngëtarja Klodiana Vata i përgjigjet Fatmir Bashlit: Zoti të dhëntë durim e mirësi…

Pra këto jam mjeshtrat e mëdhenj që kena na, që të bajnë ma shumë me qesh kur e mendon, se kush asht mjeshtër i madh, sesa për ato që thojnë
“Shkodra asht’ si aisbergu thoshte” (i vetmi, që për mu, që ishte mjeshtër i madh, i ndjeri Paulin Selimi ), që edhe atë e shajnë këto “fosilet”, i shikohet vetëm maja, se nornalisht, fundi asht’ pjesa që rëndon. Por ai e kuptonte, se fundi për humorin shkodran, ishte i afërt mekëtë brez gjenerikësh, gomistësh, hidrocentralishtësh e pisllëqesh që po linte mbrapa. Nuk kishin se si ta çonin humorin më përpara, tuj pas parasysh , smirllëkun e bërrylat, që për nji he buk, shkojnë e zhgarraviten nëpër tanë sofrat e Shqipnisë, duke abuzu me dashamirësinë e popullit që vazhdon me respektu këto legena që vetëm artistë nuk janë.

Duke i respektuar më shumë se ç’ duhet këto aktorë primitivë dhe ordinerë, që ashtu si në çdo fushë na imponohen me realizmin socialist (se njaja kohë i bani njerëz), na vazhdojmë e shohim për çdo vit të njëjtën kasetë. Edhe kjo asht tragjedi e madhe për shkodranët që shohin telenovela e Big Brother, se nuk kanë se ça të shohin nga këto mjeshtra të shterrun, që nuk dojnë me pa njeni- tjetrin me sy, por ku shofin dikend si “rrezik”, bashkohen tan, bashkë e ja thejnë qafën.

Por mirë na e bajnë, se ne nuk e shohim dhe as e vrasim mendjen se ça prodhojnë këto “Mjeshtrat e Mëdhenj” dhe a ia vlejnë që këta ordinerë me e pasë atë titull? Por ngasim vrap me ba foto me to, që ti nxjerrim në FB për më marrë dy like ma shumë. Gjynah Shkodra me tan këto mjeshtra, me mbërritë në këtë nivel. Do t’ ishte ma mirë të kishim aktorë sesa mjeshtra. Gëzuar edhe sivjet me humorin e viteve 70 që keni me pa. Ju përshendes të gjithëve që patët durim që ta lexoni deri në fund! /Nga Fatmir BASHLI, publikuar në Facebook, redaktuar nga ShkodraWeb duke u përpjekur pët të ruajtur origjinalitetin e tekstit/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: OPINION – Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i trishtuar se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më…
Artikull pasardhës: ANALIZA – 2 Kuvendet Kombëtare të PD- së, gënjen Berisha, gënjen Basha apo nuk funksionon matematika…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.