Përshendetje miqtë e mi! Sapo lexova një status nga një mik i imi në Facebook dhe sinqerisht ndiej keqardhje për tekstshkruesin dhe vizionin optik të tij. Unë jam e re në moshë por duke qenë se jam rritur në skenën e teatrit “Migjeni”, kam patur fatin ti njoh nga afër artistet dhe sakrificat që ata bëjnë për të bërë art .
Nuk ka artist që ti japësh një material të mirë e të mos e interpretojë mjeshtërisht sidomos në Shkodër. A e di ti zotëri se sa paguhen artistët? A e di ti se sa të vleresuar janë ata në këtë realitet ku me rëndësi ka një person që bën tëe fortin se sa një aktor apo këngëtar, apo shkrimtar…etj.
Nuk e kuptoj se përse gjithë ky vrer për shtresën më të nderuar të këtij qyteti ndërkohë që këto kritika ke patur kohë sipas teje tash 20 vite të ja bëje atyre qeë e kanë rrënuar dhe e kanë bërë të lengojë kaq shumë qytetin tonë. Atyre që kanë në dorë pagat e artistëve, punësimin e të rinjve, shendetësinë, arsimin etj., etj.
LEXONI EDHE: “Do t’ ishte ma mirë të kishim aktorë sesa mjeshtra”, Fatmir Bashli publikon statusin më serioz të 20 viteve…
Aq artëdashës je ti sa për 20 vite paske akumuluar mllef kundra artistëve që në fund të ditës dëm nuk i bëjnë njeriu? Se fundi gjej rastin të të rifreskoj kujtesën me shfaqjen e fundit në teatër ku njeëgrup artistësh të rinj nën organizimin e drejtoreshës se teatrit Rita Gjeka, me regji të Ismet Drishtit, tekst të Armir Shkurtit bënë atë që ti e shokët e tu nuk e bëtë as për 20 as për 31 vite demokraci duke i dhënë një mësim të mirë atyre që kanë në dorë jetën e këtij vendi.
Në vend që të na inkurajosh ne por edhe aktorët e mëdhenj si Zef Deda, Besnik Çinarin e Drande Xhai ato që me shumë dashamirësi na kanë përkrahur ti gjen kohën e hedh baltë mbi të gjithe në. Atëherë ti je një nga ata që po kontribon që ne artistët të largohemi. Ky është inkurajimi që ti po i bën kësaj rinie të mrekullueshme. Zoti të dhëntë durim e mirësi për ti parë gjërat ashtu siç janë e jo me kaq inat. /Publikuar në Facebook nga Klodiana VATA, këngëtare dhe aktore/