![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/05/ferdi-sterkaj-kryetar-pd-rithemelimi-2024-1024x537.jpg?x28643)
Ferdi Sterkaj është kryetari i ri i PD Rithemelimi në Malësi të Madhe. Ai duket se ka fituar votbesimin, duke qenë kandidati i vetëm para demokratëve malësorë.
Sterkaj ka marrë 435 vota pro nga 451 anëtarë që sipas procesverbalit, kanë marrë pjesë në votimin “një anëtar, një votë”. Ndërkohë, kundër Sterkaj kanë votuar 12 anëtarë dhe 4 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Procesi ka qenë i qetë dhe është mbyllur në orën 17:00. Nga 6 emra që u kandiduan apo i vetëkandiduan, 2 u tërhoqën fillimisht, ndërsa 3 të tjerë kur u erdhi emri për votim ditën e sotme. Ferdi Sterkaj ishte i vetmi që “rezistoi” dhe u shpall fitues i garës së votbesimit të demokratëve malësorë.