“Ne nuk duam luftë”, këshilltari ushtarak i liderit suprem iranian: Amerika e filloi… ja si do reagojmë…

Dy ditë pas as.gjesimit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, këshilltari ushtarak i liderit suprem, Hossein Dehghan ka thënë se Irani nuk do luftë por Amerika e filloi dhe për ta përfunduar, duhet që SHBA të marrë të njëjtën go.ditje që shkaktoi.

“Ne nuk kemi kërkuar luftë dhe nuk kemi qenë kurrë për luftë. Amerika e filloi këtë. Dhe ata sigurisht duhet të pranojnë dhe reagimet pas luftës. Kjo gjë mund të përfundojë vetëm nëse SHBA merr të njëjtën go.ditje që shkaktuan. Pas kësaj nuk duhet të kërkojnë diçka tjetër.”- tha ai.

Po ashtu ai ka thënë për CNN se si do të jetë kundërpërgjigjia e Iranit lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë.

“Irani do të përgjigjet ushtarakisht dhe në mënyrë ushtarake”- tha këshilltari ushtarak i Ayatollah Khamenei.

Por presidenti i SHBA, Donald Trump është i bindur që nëse Irani do të ha.kmerret atëhere përgjigjia do të jetë ‘e fortë dhe e shpejtë’. Ai ka paralajmëruar iranianët se ka gati 52 pikë ku SHBA mund t’i go.dasë.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal