Skip to content
4 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

Vota kundër SHBA në OKB, ish-deputeti i PS: Rama e Bushati arrogantë, fshihen si struci

ShkodraWeb 6 years ago

Ish-deputeti i PS dhe PD, Kastriot Islami, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 për të folur për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB dhe mundësinë e çeljes së negociatave,

Po ashtu Islami foli edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Organizatën e Bashkimit Islamik të thirrur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ai u shpreh se si kryeministri Edi Rama ashtu edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, sillen me arrogancë dhe fshihen si struci për këto takime duke mos dhënë asnjë informacion, shkruan BalkanWeb


“Shqipëria është anëtare e organizatës së Bashkimit Islamik dhe është e detyruar të marrë pjesë për të ndarë mendimet e saj. Por problemi është se nuk ka asnjë informacion se çfarë ndodhi në takimin dje. Kjo konferencë u thirr nga Erdogan pas hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem ku u shoqërua me tensione të shumta. Nga ana e Shqipërisë nuk ka asnjë informacion. Thuhet vetëm se Shqipëria ka marrë pjesë në nivel ambasadorësh, dhe qeveria e ministria e jashtme e kanë fshehur si struci këtë qëndrim. Nuk iu dha rëndësia e duhur këtij takimi. Kjo pason një tjetër vendim të Shqipërisë në OKB kundër nismës së SHBA për hapjen e ambasadës në Jeruzalem. Atje Shqipëria ka votuar kundër dhe ka pasur një zhurmë të madhe. Edhe për atë Rama dhe ministri i Jashtëm janë përgjigjur pasi është bërë zhurmë në Shqipëri. Herë sillen si arrogantë e herë si struci.

Shqipëria në përgjithësi ka votuar pro nismave të Shteteve të Bashkuara, vetëm kur ka pasur një qëndrim unik. Është hera e parë që votohet kundër nismës së Trump. Minimalisht është gafë, se këto qëndrime mbahen në arshiva.,” tha Islami.

A jeni të mendimit se Shqipëria ka shpallur shumë partnerë strategjikë?

Po por ka një partneritet primar, SHBA ka qenë gjithmonë. Por edhe me Turqinë kemi pasur marrëdhënie të mira. Kryesor është SHBA, do apo s’do politika apo një individ i caktuar.

A është abstenimi zgjidhje?

Votimi kundër që ka ndodhur, ka qenë një gabim i rëndë dhe këtë gabim Rama është përpjekur ta vazhdojë ta mbrojë, nuk e ka pranuar gabimin.

A varen marrëdhëniet mes dy vendeve nga dy liderë të përkohshëm?

SHBA vendi më i fuqishëm, dhe janë shtet serioz, edhe Shqipëria pavarësisht defekteve, të gjithë liderët janë përpjekur të kenë marrëdhënie korrekte. Përveç Ramës që bën një politikë personale për kolltukun e tij. SHBA janë të mërzitura, e kanë cilësuar Shqipërinë në grupin e vendeve armike. Është gjë e rëndë. Duhet të jemi të matur e të kujdesshëm në çdo veprim.

Çelja apo jo e negociatave me BE me gjithë zhvillimet e fundit?

Vetë kam luftuar që nga dita e parë që jam marrë me politikë, që Shqipëria sa më shpejt të futet në NATO dhe BE, se sa më shpejt të futet aq më shumë do rritet presioni për t’u korrigjuar e përmirësuar./gazetaexpress/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Kukësi i hapi rrugë Vllaznisë? Hallaçi: Sot humbëm sepse…
Lajmi pasues: Ra nga lartësia te “Shpella e Pëllumbasit”, rinisin kërkimet për gjetjen e të riut

TË FUNDIT

VIDEO – Kryeministri Rama nis vizitën në Shkodër, inspekton punimet në hyrje të qytetit bashkë me Benet Becin
  • News

VIDEO – Kryeministri Rama nis vizitën në Shkodër, inspekton punimet në hyrje të qytetit bashkë me Benet Becin

3 hours ago
EMRAT – Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mes 9 anëtarëve edhe prokurori nga Shkodra…
  • News

EMRAT – Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mes 9 anëtarëve edhe prokurori nga Shkodra…

3 hours ago
“Ka shumë informacione të reja për Ervis Martinajn”, a është drejt zbardhjes enigma e zhdukjes së të shumëkërkuarit si përgjigjet ministri Taulant Balla
  • News

“Ka shumë informacione të reja për Ervis Martinajn”, a është drejt zbardhjes enigma e zhdukjes së të shumëkërkuarit si përgjigjet ministri Taulant Balla

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Kryeministri Rama nis vizitën në Shkodër, inspekton punimet në hyrje të qytetit bashkë me Benet Becin 4 December, 2023
  • EMRAT – Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mes 9 anëtarëve edhe prokurori nga Shkodra… 4 December, 2023
  • FOTO – Edicioni i gjashtë i kupës “Autochthonous” mbyllet me sukses, morën pjesë mbi 1000 sportistë të vegjël… 4 December, 2023
  • Kryeministri Edi Rama takim në Shkodër, pritet prezantimi i projekteve madhore për kryeqendrën e Veriut… 4 December, 2023
  • EMRI – Iu bllokua frymëmarrja duke u ushqyer, humb jetën në burgun e Lezhës 45- vjeçari… 4 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 4 dhjetor 2023… 4 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 4 dhjetor 2023… 4 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 4 dhjetor 2023… 4 December, 2023
  • VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”… 3 December, 2023
  • VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër… 3 December, 2023
  • VIDEO – Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet… 3 December, 2023
  • VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët 3 December, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Kryeministri Rama nis vizitën në Shkodër, inspekton punimet në hyrje të qytetit bashkë me Benet Becin
  • News

VIDEO – Kryeministri Rama nis vizitën në Shkodër, inspekton punimet në hyrje të qytetit bashkë me Benet Becin

3 hours ago
EMRAT – Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mes 9 anëtarëve edhe prokurori nga Shkodra…
  • News

EMRAT – Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mes 9 anëtarëve edhe prokurori nga Shkodra…

3 hours ago
FOTO – Edicioni i gjashtë i kupës “Autochthonous” mbyllet me sukses, morën pjesë mbi 1000 sportistë të vegjël…
  • Aktualitet

FOTO – Edicioni i gjashtë i kupës “Autochthonous” mbyllet me sukses, morën pjesë mbi 1000 sportistë të vegjël…

4 hours ago
Kryeministri Edi Rama takim në Shkodër, pritet prezantimi i projekteve madhore për kryeqendrën e Veriut…
  • Aktualitet

Kryeministri Edi Rama takim në Shkodër, pritet prezantimi i projekteve madhore për kryeqendrën e Veriut…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.