Kukësi kishte ardhur i relaksuar. Ju rrezikon vetëm CASi për Championsin?
Ishim të lirë nga ana psikologjike. Ishim përqendruar për të marrë maksimumin, Vllaznia kishte një motiv më shumë, dhe e shfrytëzoi. Nuk ishim të përqendruar. Ka të bëjë shumë motivi. Trajneri e motivoi shumë skuadrën, dhe ia arriti deri diku. Tani shohim përpara.
Kukësi e mëshiroi Vllazninë, i hapi rrugë dhe nuk donte ta vuloste rënien e saj.
Nuk mund të them kështu, nuk është çudi të të mundë Vllaznia, një ekip i madh. Kemi humbur dhe me Lushnjën. Ne i urojmë suksese, por nuk do të thotë që nuk ishim të përqendruar. Tani do shohim përpara, edhe pse sot nuk fituam. Futbollistë si Sukaj, Malota, Lika, kanë luajtur me ekipe të mëdha në Shqipëri./panorama