Skip to content
17 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

“Një ditë Puka do të bëhet…”, një vit pasi humbi zgjedhjet, jep dorëheqjen si nënprefekt ish- kryebashkiaku…

ShkodraWeb 14 May, 2024
gjon gjonaj puke

Të nderuar bashkëpunëtorë, shokë dhe miq!

Ndodhem sot para një vendimi shumë të rëndësishëm për mua, atë të dorëheqjes time nga detyra e N/Prefektit të rrethit. Kjo dorëheqje është një vendim tërësisht për arsye personale.

Këtë sqarim po e bëj për t’i shkurtuar fabrikës së prodhimit të thashethemeve kohën e tyre të “vyer”, të cilët duke mos patur sensin e masës, krahasimit dhe kohës, shpeshherë jo pak i kanë kushtuar Pukës dhe akoma më keq po vazhdojnë ta aplikojnë edhe tek të rinjtë, tek e ardhmja, me shpresën (në ëndrrat dhe dëshirat e tyre në skutat më të errëta) që rinia të jetë peng i këtyre modeleve më të këqija të shoqërisë tonë, të cilët jo vetëm që nuk i dhanë asgjë këtij komuniteti, shoqërisë dhe rinisë, por pretendojnë dhe duan që e ardhmja që jeni ju të rinj të mos ecni përpara. POR KJO NUK DO TË NDODHË

Së pari falenderoj Kryeministrin Z. Edi Rama për besimin dhe mundësinë që më dha për ti’i shërbyer vendit tim dhe për gjithë mbështetjen për transformimin e Pukës tashmë turistike.

Së dyti falenderoj komunitetin për mbështetjen që më dha gjatë gjithë kësaj periudhë kohe.

Së treti falenderoj Drejtuesen Politike të Qarkut Shkodër Znj. Elisa Spiropali për mbështetjen, kontributin dhe dashamirësinë për trajtimin dhe menaxhimin e situatave të krijuara.

Së katërti Prefekten e Qarkut Znj. Majlinda Angoni dhe Deputetin Z. Frrok Gjini për gadishmërinë dhe zgjidhjen e shumë problematikave specifike.

E filluam punën në Krye të Bashkisë Pukë 2015 – 2023 me besim dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin tonë, gjë e cila u realizua duke tejkaluar dhe parashikimet tona falë vizionit, punës dhe sakrificës së administratës time model, të cilët meritojnë falenderimet dhe urimet më të mira nga ana ime për profesionalizmin dhe përkushtimin që treguan për të sjellë ndryshimet që komuniteti gëzon sot.

Do t’u jem falenderues gjithmonë. Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit 2023 solli 3 humbje njëkohësisht:

1- Humba unë.
2- Humbi kryetari aktual.
3- Humbi qytetari.

E ritheksoj që humbjen më të madhe e pati qytetari, pasi investitorët që e sollën kukullën në krye të Bashkisë po ashtu e lëvizin nga të duan. A nuk është kjo një fatkeqësi??!!

Ndryshimi dhe progresi duhej të vazhdonte ashtu siç po ndodh në të gjitha bashkitë e vendit, ky hap për shumë dekada do rëndojë në kurrizin e komunitetit dhe të ardhmes së këtij vendi me mashtrimet dhe gënjeshtrat e shekullit për ndërtimin e 100 apartamenteve apo serinë e pafund të mjeteve bujqësore.

Ky nuk është shpërblimi që keni merituar bashkëvendasit e mi të vuajtur e të mashtruar ndër vite, por me dëshirë të madhe për një të ardhme më të mirë.

Po bëhet 1 vit nga dita e fitores së blerë dhe ndyshimet e premtuara janë thjesht një iluzion ku përveç shkatërrimit dhe shpërdorimit nuk po bëjnë as detyrën më minimale, mirëmbajtjen.

Nëse ky komunitet atyre u duket i paditur në një të ardhme krejt të afërt do t’u jap shpërblimin dhe po marrin përgjigjen e merituar, këtë e them me plot bindje nga zhgënjimi i madh që ata kanë sot.

Ne nuk erdhëm për t’u pasuruar, por për të punuar dhe shërbyer për vendin tonë, e pse jo për të qënë shembull për gjeneratat e reja se: që të punosh për vendin tënd së pari duhet ta duash atë.

Sot kam të drejtë të shikoj këdo në sy, se pa i cënuar xhepin askujt, krijova shanse të barabarta sipas meritokracisë profesionale, pa dallime fetare apo partiake. Sot jam shumë i lehtësuar pasi nuk mbaj asnjë peshë në ndërgjegjen time.

Dorëheqeja ime vjen edhe si rezultat i shqetësimit që administrata me të cilën unë punova 8 vite sot është gati e shpërbërë, ndjej shqetësim të madh pasi u desh kohë të ngrihej me aq përkujdesje, një pjesë e saj u largua jashtë vendit, një pjesë u hodh në rrugë si të ishin armiq të këtij vendi e jo punëtorë të heshtur e të thjeshtë dhe një pjesë presin se mbase një ditë do kujtohet dikush për ta.

Kërkesa ime do jetë e vazhdueshme dhe pa pushim ndaj Drejtueses Politike të Qarkut Znj. Elisa Spiropali dhe Deputetit Z. Frrok Gjini që ata të bëjnë të pamundurën që kjo pjesë e mbetur të mos u mohohet e drejta për të punuar e jetuar pranë familjes në vendin e tyre dhe mbi të gjitha të mos braktisen, por dinjiteti dhe reputacioni i tyre të vihet në vend.

Administratës time dhe gjithë të rinjve u jap fjalën se nuk do të resht kurrë së kërkuari për ju.

Dorëheqja është një akt civil me shembullin tim i bëj thirrje të gjithë atyre që e kanë ezauruar ciklin e tyre politik të bëjnë hapa pas, në mënyrë që të rinjtë të kenë hapësirat e duhura pasi e ardhmja u përket vetëm atyre. Le të jemi mbështetje për ta , hiqni dorë nga skemat e njohura tashmë për të denigruar figurën e tyre.

Unë që nesër jam një qytetar i lirë, që do t’i përkushtohem familjes, të afërmve, shoqërisë dhe punës private, por kurrë nuk do të largohem nga Partia Socialiste dhe nga ata që me të vërtetë kontribuan për fitoret e PS, do jap gjithë kontributin tim maksimal, që të jemi të gjithë bashkë për të arritur fitoren që vjen.

Gjithë qytetarëve të mi, atyre që ishin pro apo kundër meje ju uroj gjithë të mirat familjarisht. Po ndahemi duke u bashkuar me mendimin dhe besimin se një ditë Puka do të bëhet.

Përzemërsisht
Gjon GJONAJ /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Policia e Shkodrës prangos 29- vjeçarin, iu kapën 236 fidanë kanabis të mbjellë në tokë dhe në kubikë
Artikull pas: VIDEO – Mbërrin në Shkodër “Çelësi shqiptar”, vepra e artit do vendoset në hyrje të qytetit…

TË FUNDIT

IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025

TË FUNDIT

  • MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera 17 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
shtypi 8 vjet shwm
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.