Kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet për të riun, që humbi një ditë më parë në ‘Shpellën e Pëllumbasit’, në Tiranë.
20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia teksa po ecte mbi shkëmbinj, së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë.
Ndërkohë, 20-vjeçarin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve kanë rinisur kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit.