![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/01/alban-xhaferi-pas-fitores-me-erzenin-2024-1024x536.jpg?x28643)
Vllaznia ka arritur fitoren e 5- të radhazi, pasi mundi në “shtëpi” Erzenin e Shijakut. Kuqeblutë konsoliduan vendin e 3- të në renditje, duke parakaluar edhe Tiranën, ndërsa në vijim shkodranët presin në “Loro Boriçi” Partizanin, të cilin në rast fitoreje e barazojnë me pikë.
Pas ndeshjes së Rrogozhinës, ka folur për gazetarin Admir Uruçi të “Panorama Sport” presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi. Ai është shprehur i kënaqur për fitoren e pestë radhazi por nga ana tjetër, ka vlerësuar mjaft rikthimin e besimit të Vllaznia, sidomos nga ana e tifozëve.
Në ndryshimin e situatës në kampin shkodran, Xhaferi ka vlerësuar edhe rolin e trajnerit, por ka kujtuar edhe dëmtimet që e penalizuan Vllazninë në javët e kaluara.
Numri 1 i Vllaznisë ka thënë se tashmë, Vllaznia duhet të shohë të ngjitet më lart në renditje.