Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje dëbore. Deri në keto momente nuk ka akse rrugore të bllokuara në qarkun e Shkodrës,
Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që: Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.