
Nënkomisar Ernest Marku është larguar nga radhët e Policisë së Shtetit pasi sherbeu për mëse 4 dekada. Janë të paktë ata që nuk e njohin Nestin, jo vetëm në mes kolegëve por edhe qytetarë të Shkodrës e më gjërë, natyrisht edhe gazetarët.
Duket e çuditshme për ata që e njohin, por Nesti ka mbushur moshën e pensionit edhe pse ka shumë energji fizike e mendore që mund të vazhdonte ti vinte në sherbim të rendit e sigurisë publike, si një shembull sesi duhet të jetë punonjësi i policisë.
Ne që e kemi njohur, kemi bashkëpunuar me të përgjatë shumë viteve, mund të themi e shkruajmë shumë. Por sigurisht, kur organizohet një ceremoni e veçantë dhe kuptimplote për largimin nga radhët e policis[, ndjejmë veçse krenari për Nestin.
Qershia mbi tortë është “Certifikata e karrierës”, të cilën në emër të Policisë së Shtetit, ia akordoi me rastin e daljes në pension drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku. Certifikata iu dorëzua nga drejtori i DVP Shkodër Edmons Sulaj, i cili evidentoi se Nesti ërgjatë gjithë këtyre viteve i ka qëndruar besnik punës së tij dhe asnjëherë nuk ka hequr dorë nga ky mision kaq fisnik.
Nënkomisar Marku, ashtu siç ka qenë përherë modest, edhe në këtë ceremoni falenderoi kolegët për bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke si dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit nga Shkodra në Tiranë për vlerësimin me certifikatë.
Na tingëllon çuditshëm që sot Nestin ta urojmë për daljen në pension. Na duket i ri, shumë i ri dhe energjik, me mundësi të pafundme kontributi edhe për shumë vite. E gëzofsh pensionin miku ynë, jetë të gjatë e të lumtur dhe gjithmonë aktiv!