VIDEO/ Çfarë i ndodhi Melania Trump pasi i dha dorën Vladimir Putin…shikoni fytyrën e saj

Një video ku Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, shihet e tronditur pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin, po qarkullon së fundmi në internet.


Daily Mail ka fiskuar momentin kur Melania shtrëngon duart me liderin rus dhe pastaj ngelet e shtangur. Takimi ndodhi gjatë samitit Trump-Putin në Helsinki të Finlandës dy ditë më parë.

Melania, e cila është disa centimetra më e gjatë se ish-spiuni i KGB-së, gjithashtu i buzëqesh Putinit kur i jep dorën por më pas i ngrin buzëqeshja. Ajo shihet teksa hap sytë dhe drejton sytë nga kamera në drejtim të saj.