Se paku 11 persona raportohen te vdekur pas nje tragjedie te ndodhur ne liqenin Tabel Rock ne Misuri, raportojne mediat lokale. Varka raportohet se po transportonte rreth 30 vetë, ne liqenin qe njohet si zone turistike pranë qytetit të Bransonit, kur u përmbys.
Burime policore dhe skuadrat e emergjencave njoftuan se i ishin pergjigjur thirrjes per ndihme rreth orës 19.00 të enjten, me orën lokale. Nderkohe qe me heret, perendimi i SHBA ishte perfshire nga nje stuhi e fuqishme.
Fillimisht u raportua edhe per 7 pasagjere te humbur, por me pas u njoftua se ata ishin gjetur. Sherifi i Qarkut, Doug Rader tha se disa fëmijë ishin në bord kur varkë u mbulua nga uji dhe u mbyt.