Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

TVSH per biznesin e vogel, terhiqet Rama- perjashton dy kategori nga perfshirja

ShkodraWeb 10 October, 2017
ramaahmetaj

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje, nga Lezha, se në skemën e TVSH-së do të përfshihet i gjithë biznesi i vogël. Por duket se do të ketë disa përjashtime. Ministri i Financave sqaroi dy shtresat që nuk do të preken, zejtarët dhe tregjet e bashkive. Ndërsa kreu i qeverisë e zgjeroi shojegimin e tij, duke bërë ironi edhe me vetë administratën e tatimeve.

KUSH PËRJASHTOHET NGA TVSH

Duke shpjeguar skemën e TVSH, që do të shtrohet për të gjitha bizneset, pra edhe ato me xhiro nën 5 milionë lekë në vit, ministri i Financave theksoi dy kategori biznesi që do të përjashtohen.

“Ne sot (dje), patëm një diskutim shumë të gjatë me Kryeministrin për detajet. Kryeministri ka vendosur që logjika e TVSH-së për zejtarët dhe për tregjet e miratuara të bashkive të jetë e përjashtuar, pra, të mos të aplikohet. Për zejtarët, me definicion, meqë s’kanë impute dhe për tregjet e bashkive të vazhdojë të jetë siç ka qenë. Te pjesa tjetër pastaj shtrihet 20 përqindëshi”, theksoi Ahmetaj.

Më pas ishte vetë Rama, ai që saktësoi politikën e re fiskale duke bërë ndryshimin mes biznesit të vogël dhe atij zejtar, ai shtoi: “Me një ndryshim midis të dyjave, se në rastin, p.sh, të berberit, – se këtu këto bandat e tatimeve tmerruan edhe berberët, – taksa është zero dhe nuk ka sesi aplikohet, apo në të gjitha rastet e tjera të zejtarëve, te tregjet, do të ndërtojmë në bashkëpunim me bashkitë, në rastin kur tregjet janë jopublike, janë të menaxhuara nga privatët, me atë që i menaxhon do ndërtojmë një skemë, që tregu si i tërë, të jetë i kontrolluar, të fiskalizohet. Pra, jo çdo individ që hyn brenda, jo të vërë kasë çdonjëri që shet në treg, se kjo s’ka kuptim, por tregu si i tërë, të jetë i fiskalizuar. Këtu flasim vetëm për tregjet, të cilat janë tregje bashkiake, që do plotësojnë standardet sipas kërkesave të bashkive, jo tregje të ndërtuara rrugëve, që nuk do t’i lejojmë më. Kështu që, besoj se s’do ketë probleme për ata të tregjeve, kurse të gjithë të tjerët do jenë brenda sistemit me TVSH”, theksoi kryeministri.

KUSH DO PAGUAJË TVSH

“Do të përfshijmë të gjitha bizneset në skemën e TVSHsë. Një nga arsyet e bashkëpunimit të paligjshëm mes biznesit të madh dhe biznesit të vogël, për të mos dhënë dhe për të mos marrë faturën e TVSH-së, është se një pjesë e biznesit të vogël, duke marrë faturën, del mbi limitin e përcaktuar dhe faktikisht, zbulohet që nuk është biznes i vogël.

Nuk është një numër i vogël ky i bizneseve, që deklarohen si të vegjël dhe qahen si të vegjël, por në fakt, nuk janë të vegjël. Duke e mbyllur skemën e TVSH-së, atëherë kemi një pamje më të qartë të xhiros”, tha Rama. Në paketën e re fiskale, Kryeministri Rama tha se nuk ka rritje të tatimit mbi të ardhurat dhe tatim fitimit të biznesit.

“Për sa i përket tatimit mbi të ardhurat, qofshin të ardhura personale, qoftë tatimi mbi fitimin i kompanive, qoftë taksa e biznesit të vogël, asgjë nuk ndryshon. Biznesi i vogël e ka taksën zero, do ta ketë taksën zero deri në një kufi të caktuar, natyrisht kur është i vogël. Kush e ka zero, do e ketë zero. 15% e kanë kompanitë e mëdha, 15% do ta kenë”, tha Rama. /panorama/

Post navigation

Previous: Jemi Shtet kurvash…, prandaj ndeshkojme “kurva” te vogla
Next: Sot 70 vjetori i ekzekutimit te parlamentareve, martire te Lirise!

TË FUNDIT

karakaci aeroporti vlore 2026

DOKUMENTI – “30 ditë afat…”, ministri Karakaçi “humb durimin” për aeroportin e Vlorës, ultimatum ortakëve

ShkodraWeb 29 May, 2026
temu

200 milionë euro për tregtimin e produkteve të rrezikshme online, Bashkimi Europian gjobit platformën “Temu”

ShkodraWeb 28 May, 2026
cylybyli nafta 2026

NGA ARDIT ÇYLYBYLI – Vetëm 42 km larg nga Shkodra, nafta kushton 73 lekë më lirë në Malin e Zi…

ShkodraWeb 23 March, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.