Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Aksioni informalitet, u mbyllen 212 bisnese, 1420 u gjeten me shkelje dhe u gjobiten

ShkodraWeb 17 October, 2017
kasefiskale840

Shërbimi i Tatimpaguesit ka asistuar ballë për ballë më shumë se 17,000 tatimpagues, 3,500 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve. Mbi 8,200 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin, 3,500 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara dhe janë organizuar 14 takime me komunitetin e biznesit në territor, njoftoi Drejtoria e Tatimeve.

Qendra e Thirrjes ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dispozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 4,000 telefonues si dhe përdorues të live chat.

Për dy javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 4,773 kontrolleve (kontrolle nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren) ku kontrollet nga zyra përbëjnë 73 % të totalit, këto kontrolle u shoqëruan me më shumë se 170 milionë lekë gjetje dhe raporti gjetjeve me penalitete është në masën 70% me 30%.

810 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka dhe numrin më të madh me 430 subjekte e ndjekur nga Vlora me 84 dhe Durrësi me 77.

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 624 dhe vlera është 488 milionë lekë.

Ka filluar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe kompensimi me kredi, si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin, më shumë se 1000 tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende.

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor, janë verifikuar 6,778 subjekte ku 21% e tyre (rreth 1420) kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë dy javëve të para të aksionit 323 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 212 subjekte të paregjistruar në organet tatimore si dhe për shkelje të tjera si moslëshim kuponi për herë të dytë. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Akuza e fortë e gazetarit: Ku ndodhet “Audi” që Tahiri u shiti Habilajve?
Artikull pasardhës: VIDEO/ Policia e Shkodres arreston ne flagrance shperndaresin e kokaines, procedohet bleresi (emri)

TË FUNDIT

vlera paga reale vite 2026

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën!

ShkodraWeb 5 January, 2026 0
tryeza viti ri

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët, shtëpi apo restorant më mirë?

ShkodraWeb 31 December, 2025 0
mbledhje-komiteti-ekzekutiv-fshf-dhjetor-2025

FSHF “zgjidh qesen”, nga janari nis ndarjen e 3 mln eurove për klubet e Superligës dhe Kategorisë së Parë

ShkodraWeb 19 December, 2025 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.