Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Ekonomia
  • Kryesore

Aksi Thumanë- Kashar, i katërti më i shtrenjti në 59 autostradat me pagesë në Europë…

ShkodraWeb 10 July, 2024
Thumane-Kashar

Autostrada Thumanë – Kashar, e cila u hap për trafikun këtë muaj do të jetë një nga katër autostradat më të shtrenjta në Europë sa i përket tarifës, ndërsa e krahasuar me fuqinë blerëse ajo është më e shtrenjta në Europë.

“Monitor” ka përpunuar tarifat për kilometër të rreth 59 akseve me pagesë në të gjithë Europën me të dhëna të marra nga portali i tarifave të pagesave sipas shteteve https://www.tolls.eu/european-countries. Këto të dhëna u verifikuan me tarifat zyrtare të secilës nga shtetet.

Në krahasim janë përfshirë vetëm autostradat me pagesë, një pjesë e të cilave kanë edhe tunele (duke përjashtuar tarifat për veprat e rralla inxhinierike të tilla si Kanali La Manshit, tunelet dhe urat në Belgjikë dhe Holandë etj, pasi nuk janë të krahasueshme me rrugën Thumanë -Kashar).

Autostrada Thumanë – Kashar në Shqipëri ka një gjatësi 21 kilometër, me një tarifë 2.1 euro pa TVSH ose 2.53 euro me TVSH ose 0.12 euro për kilometër. Me këtë çmim për kilometër Thumanë – Kashar është e katërta më e shtrenjta në mesin e 59 autostradave me pagesë në Europë. (shiko Grafikun e mëposhtëm).

Autostrada “Cannock – Kingsbury” në Britaninë e Madhe renditet e para me 0.2 euro për kilometër. Aksi është 35 kilometër i gjatë dhe kushton 8.2 euro (7 paund).

Autostrada e dytë më e shtrenjtë në Europë është “Navan North – Kells” në Irlandë me 0.136 euro për kilometër. Aksi është 11 kilometër dhe kushton 1,5 euro.

Aksi i tretë më i shtrenjtë është gjithashtu në Irlandë “Springhill – Slieverue” me 0,125 euro për kilometër. Kjo autostradë është 16 kilometra dhe kushton 2 euro.

Të dhënat nga tarifat në autostradat me pagesë janë më të lartat në Britani, Francë dhe Itali, ndërsa më të lirat janë në Turqi, në Europën Lindore përgjithësisht në Rajonin e Ballkanit.

Për me tepër vendet e Europës që kanë çmime të larta të rrugëve me pagesë kanë më shumë se një alternativë të lirë për lëvizjen e njerëzve.

P.sh. vendet e Europës Perëndimore kanë një rrjet shumë efikas hekurudhor, dhe gjithashtu rrugë të brendshme të tjera si alternativa. Rrugët me pagesë në BE dhe Europë sigurojnë shpejtësi të lartë dhe kursim të madh në kohë. Ndërsa autostrada Thumanë – Kashar, ndër më të shtrenjtat nga tarifat, nuk u dha zgjidhje as në kostove (karburant+trafik).

Në Europë, 11 vende nuk aplikojnë tarifa për automjetet që lëvizin në rrugë, ndërsa në vendet e Europës Lindore aplikohen tarifa në formën e aboneve ditore, mujore dhe vjetore.

Dy ditë më parë u krijuan radhë të mëdha në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila filloi testimin e pagesave për të kaluar në 21 kilometrat e ndërtuara përmes koncesionit. Pagesa u hoq pas amullisë së krijuar me trafikun.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) sqaroi dje se kompania ka kryer në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.

Publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës, tha Ministria.

Aksi Thumanë-Kashar 21 km është autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km në orë. Për ndërtimin e saj u përdor forma e koncesionit me financim privat për 35 vjet. Të ardhurat e për të gjithë periudhë e koncesionit me gjithë TVSH llogariten 1,6 miliardë euro.

Vlera e investimit është 271 milion euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, Ky segment është pjesë Korridorit Adriatiko -Jonian.

Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar është aksi i dytë në vend pas asaj të Rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogorasë. /Monitor.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 10 korrik 2024…
Artikull pas: VIDEO – “Është kallëzim politik”, pyetet në SPAK, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu nën hetim për “shpërdorim detyre”

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.