Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ministri Gjiknuri operatoreve te karburanteve: Keni edhe pak dite kohe…

ShkodraWeb 10 October, 2017
351CC3E5-D566-4475-92A3-B568803E9548

Aksioni për pastrimin e akseve rrugore nga objektet e paligjshme po vijon në mbarë vendin, me qëllim rritjen e sigurisë. Këtij aksioni nuk do t’i shpëtojnë as operatorët e karburanteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre. Në kuadër të këtij aksioni, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Inspektoratit Qendror Teknik e Industrial, zhvilluan sot një takim me përfaqësuesit kryesorë të operatorëve të tregtimit të karburanteve.

Ministri Gjiknuri u bëri të ditur operatorëve masat që po ndërmerr qeveria në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore në vend.

“Kemi filluar me punën për heqjen e çdo objekti të paligjshëm që është në kundërshtim me Kodin Rrugor. Janë kryesisht tabela, struktura apo reklama që pengojnë shikueshmërinë gjatë lëvizjes së mjeteve dhe bëhen shpesh burim aksidentesh. Kuptohet, një ndër pikat më problematike të trashëguara kanë qenë dhe karburantet, pavarësisht masave që u ndërmorën gjatë 4 vjeçarit të parë, ndonjëherë edhe pa sukses nga ministria e shkuar dhe këtë duhet ta them. Një problem që duhet zgjidhur sa më shpejt është ajo e tabelave shumë të mëdha ku reklamohen markat dhe listohen çmimet e karburanteve. Shpesh këto tabela konfuzojnë shoferët e makinave dhe bëhen burim aksidentesh”, u shpreh Gjiknuri.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u dakordësua me operatorët për krijimin e një grupi të përbashkët pune që do të përcaktojë një standard të ri të reklamimit të karburanteve dhe ndriçimit gjatë natës, në përputhje me Kodin Rrugor.

“Ministria me Autoritetin Rrugor do të ngrejnë një grup pune bashkë me përfaqësuesit e operatorëve për të përcaktuar një standard. Kjo duhet të jetë uniforme për të gjithë dhe patjetër nuk duhet të ndikojë në konkurencë të pandershme. Ju jeni operatorët kryesorë ndaj ju kërkova tu thërras për bashkëpunim dhe kërkoj nga ana juaj që të gjejmë një zgjidhje të shpejt për këtë problem. Tu lihen disa ditë afat pasi dhe ju kërkoni masat tuaja, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor. Përndryshe, jemi të detyruar që të ndërhyjmë ligjërisht. Preferoj më përpara dialogun dhe zgjidhjen me mirëkuptim, të punojmë sëbashku për t’i dhënë një zgjidhje permanente sipas standardeve ligjore këtij problem”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Post navigation

Previous: Sondazhi i Barometrit per Ballkanin, Topalli: Mjerimi ne Shqiperi alarmant!
Next: “Dosjet e Sigurimit”, Rama nga Kuvendi: Ata që i përdorën, nuk guxuan t’i hapnin. Unë jam krenar..

TË FUNDIT

karakaci aeroporti vlore 2026

DOKUMENTI – “30 ditë afat…”, ministri Karakaçi “humb durimin” për aeroportin e Vlorës, ultimatum ortakëve

ShkodraWeb 29 May, 2026
temu

200 milionë euro për tregtimin e produkteve të rrezikshme online, Bashkimi Europian gjobit platformën “Temu”

ShkodraWeb 28 May, 2026
cylybyli nafta 2026

NGA ARDIT ÇYLYBYLI – Vetëm 42 km larg nga Shkodra, nafta kushton 73 lekë më lirë në Malin e Zi…

ShkodraWeb 23 March, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.