Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Tre podiumet publike ne Gertes dhe politika e “limonit te shtrydhur”

ShkodraWeb 2 October, 2017
gertagerta
Per 4 vite, eshte ngjitur ne podiume politike si kandidate per deputete e FRD-se ne Lezhe ne vitin 2013, si shembull i gruas dhe te rese ne Partine Agrare Ambientaliste ne 2016 dhe para pak oresh, ne foltoren e Kuvendit per te percjelle mesazhe ne Parlamentin Rural. Eshte e qarte si drita e diellit qe Gerta, vajza qe mallengjeu me lotet e saj nga foltorja e Parlamentit, eshte perdorur nga politika. Nuk eshte e para dhe nuk do te jete as e fundit. Nuk ka rendesi nese Gerta lexoi, recitoi apo i nxorri nga mendja e saj ato qe tha. Qofte ne Kuvend, qofte si pjese e FRD-se apo edhe si pjese e PAA-se. Absolutisht eshte e drejta e saj dhe askush nuk mund t’ja kontestoje deshiren per tu perfshire ne politike. Por dicka duhet thene, me ze te larte dhe me shkronja te medha: Gerta nuk eshte shembull tipik i nje vajze, i nje te reje, i nje gruaje qe duhet ndjekur! Te pakten, nuk eshte shembulli me i mire i mundshem. Pavaresisht se ka nje diplome te “La Sapienza” te Romes. Ne rreth 4 vite te qendrimit te saj si “fermere” ne krye te fermes se saj me dhi (ne kuptimin e kafshes), ajo tregoi ambicje per te hyre ne politike, por jo nga nje dere e vetme por te pakten 3 dyer te ndryshme. Nese ka perfituar direkt apo indirekt nga politika, kete nuk mund ta them edhe pse ajo vete e pranon se ka punuar ne Ministrine e Jashtme, por pa saktesuar vitet. Gerta eshte e ndjeshme sic jane apo duhet te jene shumica e femrave nga natyra. Mirepo, lotet sikur i rrjedhin me lehtesi, edhe ne podiume politike jo vetem ne rrethana kur cdo femer por edhe mashkull, mund te derdh lot. Nuk guxoj ta quaj aktore sepse atehere rreshtat e ketij shkrimi do te duhej te perfundonin pikerisht ketu… Por nuk eshte normale per nje femer, e cila ne daljen e fundit kerkon te na paraqitet (me shume se nga ajo, nga ata qe i dhane hapesiren mediatike e politike) si nje shembull i mire qe duhet ndjekur. Aq me teper, kur ajo artikulon “mekatet” e politikes pasi ka qene vete disa here ne gjirin e tyre, madje ne nivele te larta deri ne kandidate per deputete.
Gerta doli ne podiumin e politikes pikerisht per te mbeshtetur teorine e “limonit te shtrydhur” po nga politika. Nuk mund te them se ajo eshte perzgjedhur ndoshta edhe nga lehtesia me te cilen prodhon lotet para nje plateje me njerez. Por mbase nisur nga lehtesia e pershtatjes se saj me idete e nje subjekti politik permes loteve qe mallengjejne nje salle. Mbase politika mund te me kishte perzgjedhur edhe mua ne nje rol te ngjashem, edhe pse ata qe me njohin e dine se rubineti i loteve tek une thuajse nuk funksionon. Por te pakten, per hir te atyre personave qe me njohin “si paren e kuqe”, do ja kisha kursyer vetes nje kalvar ne tille. Nese nuk do te kisha asnje perfitim. Sepse ne rastin e kundert, do ta mendoja dy here…si te gjithe ata qe po lexojne keto rreshta. Atehere Gerta nuk do te ishte me viktime e politikes apo “limon i shtrydhur” i saj. Por e zgjuar…si ata qe i sillen politikes rrotull tash 27 vjet. Ne fund, i kerkoj nje ndjese te thelle publike Gertes per te gjitha heret qe i kam permendur emrin. Ne fakt, as une por as ata dhjetra qe mund te kene shkruar kete emer, nuk e kane pasur me individin. Por me shume me fenomenin qe politika serish kerkon te na e imponoje me nje personazh te rradhes. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: MASAKRA NE LAS VEGAS/ FBI: Nuk ka asnje lidhje ne mes atentatorit dhe Shtetit Islamik
Next: Milan oferte marramendese per super yllin ne Angli

TË FUNDIT

rama marjana paul tedeschini

NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

ShkodraWeb 16 June, 2026
romeo gurakuqi marjana koceku 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale

ShkodraWeb 15 June, 2026
marjana x3 2026

OPINION – Deputetja Marjana Koçeku, në mes ligjit dhe moralit për pozicionimin e saj publik…

ShkodraWeb 15 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
  • NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet 15 June, 2026
  • “Një sistem i korruptuar, zgjedh të intimidojë…”, Prokuroria njoftoi dërgimin për gjykim, reagon Alban Thika 15 June, 2026
  • OPINION – Deputetja Marjana Koçeku, në mes ligjit dhe moralit për pozicionimin e saj publik… 15 June, 2026
  • Dyshohet i implikuar në një vrasje në vitin 2020, 45- vjeçari i ekzekutuar sot i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë 15 June, 2026
  • Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq administratorin e një kompanie private, mashtroi të huajt me programe studimi 15 June, 2026
  • Aksident fatal në Rrugën e Kombit, gruaja nga Kosova përplaset nga makina sapo zbriti nga autobusi 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
rama marjana paul tedeschini

NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.