Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Faleminderit Rigerta Loku, fjalën e ka ajo baxhella aty!

ShkodraWeb 2 October, 2017
manerigerta
Nga Bledi Mane
Faleminderit Rigerta Loku, fjalën e ka ajo baxhella aty!
I nderuar zoti kryetar i Parlamentit, të nderuar deputetë.
Unë, ndryshe nga parafolësja nuk jam diplomuar në La Sapienzza të Romës por kam kurvëruar si fillim rrugëve të Romës.
Kam lindur edhe une ne nje fshat te humbur te Shqiperise ku nuk kishte dhe nuk ka ende rruge por e gjeten menyren dhe erdhen “me fejuan” dhe forcerisht me nxorren nga sketerra e fshatit per te me futur ne mënxyrën e prostitucionit.
Kur si fillim më çuan në Itali, u emocionava se tepermi sepse tek hipja neper terrin e nates ne gomone, preka dhe ndjeva per here te pare ujin e kripur te detit te Vlores. Ne Itali mberrita vetem me nje qese me buke me vete dhe nje valixhe te madhe plot endrra. Burri qe me fejuan me premtoi parajsen por dyert e ferrit per mua ishin bere gati si ne komedine e Dante Aligerit.
Te nderuar deputete, te nderuar qytetare shqiptare.
Kur ju te gjithe rrinit kafeneve duke bere llogje e duke pergojuar gjithe dynjane, une rropatesha neper makinat e klienteve duke gojorezuar gjithe penisët e dynjase.
Kur ju te gjithe ktheheshit ne mbremje prane familjareve tuaj, mua mbremja me gjente nga nje mashkull te tjetri duke u palluar si shtazë per te arritur normen e fitimit per bashkeshortin tim.
Kur ju te gjithe te majte e te djathte ziheshit e grindeshit, nderkombetaret vinin me urgjence ne Tirane per tu pajtuar juve. Nderkohe kur une refuzoja per te shitur trupin dhe nderin tim, askush nuk degjonte klithmat e mia per ndihme por percellohesha me cigaret e ndezura te tim shoqi te fikur nga humanizmi.
Brodha e kurverova qytete e rruge duke u shpartalluar fizikisht, hormonalisht, feminisht, kafsherisht dhe habitesha ku e gjente fuqine trupi im per te qendruar ende gjalle. Une u linda e u rrita ne nje fshat te humbur mes malesh ku nuk mbushnim stomakun me buke por vetem mushkerite me ajer dhe trurin me injorance. Linda ne nje familje te madhe me kapacitete te vogla monetare dhe mendore por me nje hakmarrje te madhe ndaj qytetit dhe progresit.
Parafolesja mirditore sapo tregoi se u kthye nga Roma dhe hapi nje fermë në fshatin e saj, por harroi te tregonte se une dhe dhjetra shoqe te miat kur na kthyen autoritetet italiane ne vendin tone nuk hapem dot ferma për dhi e lopë por porsi dhitë dhe lopët na trajtuan e na poshteruan duke mos na dhene kurajon e fillimit te nje jete te re.
Te nderuar deputete, edhe atehere kur dikush nga ne merrte guximin te denonconte ne polici, prokurori apo gjykate abuzimet shtazarake dhe trafikimin qe na behej, shume nga juve te zgjedhurit e popullit u bete pale dhe ortake me tutoret e krimit. Shpresat tona zveniteshin dhe rrudheshin si lekura jone e abuzuar dhe te gjendura mes kater rrugeve nuk kishim zgjidhje tjeter. Ne shtepite tona donin te na vrisnim se kishim shitur nderin, ne fshat na qellonin me gurët e turpit, shoqeria civile na konsideronte thjesht si numra, policia na hapte plaget e vjetra me dhunen e re, në gjykate nuk denonin tutorin por ne…
Shume nga ne i vrane e u vetvrane, shume nga ne perfunduan rrugeve jo më si prostituta por të semura mendore e te droguara. Mjaft na neve ua hoqen dhunshem femijet e ngjizur ne miter, disa mbeten perjetesisht pa femije e disa te tjerave qe ne femijeri ua shkerdhyen endrrat.
I nderuar parlament, e nderuara parafolesja miditore!
Vura re me kujdes se gjate kohes kur fliste Rigelta, qante vetë Rigelta, qanit edhe ju deputetet. Fliste Rigelta per rruget pa asfalt te fshatit, syri u mbushej me lotë. Ankohej Rigelta per mungesen e oreksit te dhive dhe arushave ne pyll, gërrrr lotet ju deputeteve. U tregonte Rigelta per qumshtin e pa shitur te nje shoqes se saj, ju emocionoheshit dhe qanit si femije. Une u fola per shitje-blerje njerezish, ju qeshnit. Une u tregoja per tortura kafsherore dhe dhunen sitematike ndaj femres, ju zgerdhiheshit. Une u tregoja per injorancen e fshatit, ju talleshit…Fundja ne kete jeteqindra e mijera si ju ndaj jetojne: te hanë, të dhjesin, të flenë, të zgjohen e përsëri të hanë e të dhjesin.
Qani, ulerisni e qani. Rigelta e bleu një dhi race në Francë 1200 euro, mua në Zyrih sapo me shiten 400 franga.
Jam plakur, jam fishkur, jam e abuzuar. Nuk prodhoj dot as epsh dhe as qumësht si dhitë e Rigeltës! /pamfleti.com/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: iPhone 8 telefoni me i mire ne bote, shfaqen rezultatet e para tek disa ekzemplare
Artikull pasardhës: LOTARIA AMERIKANE/ Nis neser por ka nje ndryshim te vogel, por me rendesi te madhe

TË FUNDIT

orban magyar 2026

OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
nikolin gruri kisha prekal 2026

NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
gjergj leka bilbilat 2026

NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.