Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Familjet mafioze dhe shoqëria në telenovelë

ShkodraWeb 4 October, 2017
lesiedi
Nga Edi LESI
Një shoqëri që e nis ditën me telefonata nervoze pse Amerika pat strehuar kundërshtarët e regjimit e sekush e di një komplot që e rrëfen me receptor ekraneve përzier me grafikën e shtypit, që e vijon betejën në kafe ose te tregu fshatar, ndoca duke llogaritur fundin e muajit, ca pa e ditur cdo sjellë e nesërmja, shoqëruar tërë kohës me emisione gatimi e si të mbajmë trupin në formë, ku në zheg përcjell të paktën 3 herë një kryebashkiak që kërkon ti tregojë gjithë botës punën për të cilën paguhet, më pas në ndajnatë bombardohet me limonti personazhesh që derdhet në të njëjtën dekikë, të njohur e shumë të njohur që nuk i ngjajnë asnjë hije hallit të askujt, drama e adhurueshme e të cilëve riprodhohet sakaq portaleve me tituj bombastikë, e goditur më pas në darkë me emisionet e rënda që vetëm sa gërvishin mbi statuskuonë duke u kujdesur ta lënë sic është, kjo shoqëri e lëmekur u kap në befasi nga një deklaratë e ambasadorit amerikan, që vendi sundohet nga familje mafioze e klane kriminale.
Po, e dinin të gjithë, po ishin të zënë me punë të tjera.
Qeveria më shumë nga të tërë, që ngarend mbi kalin e historisë, duke lënë pas gurë kilometrikë, ku secilit ministër i duket vetja dic më shumë se Luigj Gurakuqi fjala vjen, dhe meqë kanë hapur këtë vit një autostradë të re, nuk e kthejnë asnjë hop kokën pas e kërkojnë të barabiten me të madhin Skënderbe, asgjë më pak.
Prijësi që bën pluhnajën më të madhe, thuhet se ka tërhequr pak frerët.
Vendi sundohet nga familje mafioze e klane kriminale.
Deklaratë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është kronika jonë e përditshme. Po tani gjendja ka arritur kulmin dhe duket se një pikë do ta përmbysë të gjithën, atë më kryesoren, të ardhmen e Shqipërisë. Një i shqetësuar mund të dallojë, se kështu si po shkojnë punët, pas disa vitesh, ne do ti ngjajmë kryekëput Jugut të Italisë. Mund të nanurisim ëndrra të bollshme me integrim europian, po frika është se vatani do të jetë më vonë një Napol a Sicili, me rrugë dhe autostrada, me godina e sheshe, por ku gjithë fijet tërhiqen e lëshohen nga grupe mafioze e kriminale, të pamëshirshme, që bëhen pronarë të gjithckaje që prodhon lekë.
Bandat sot i kanë nën këmbë shumicën e qyteteve.
Ato nuk i cojnë ditët dëm si më parë për lavdi rruge me pistoletë në brez e pak para me zhvatje e gjoba. Janë strukturuar si familje mafioze që kanë shtënë në dorë cdo drejtori të zonës ku kanë aktivitetin e ku jetojnë. Komandojnë bashkitë, zyrën e taksave, kanë zyrën e regjistrimit të pasurive, rrethojnë toka pa fund e i bëjnë të tyret, caktojnë drejtorët, ndajnë tenderat, kanë nën kontroll komisariatin e policisë, zyrën e punës, të arsimit, dhe pse jo, edhe spitalin rajonal.
Kudo është dora e tyre.
E kërcyen tangon me partinë në zgjedhje deri në fund, sot korrin shpërblimin.
Nuk duan më thjesht ti nderojë polici i qarkullimit te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit. Iku ajo kohë. As të parkojnë kundravajtje. Jo, duan lejet, licensat, kontrollet, tatimet, sheshet, njollat, cdo gjë që vlen, cdo gjë që prodhon të holla.
Nuk njohin vetë asnjë detyrim, një absolutizëm i frikshëm si i despotëve dikur që e kishin të drejtën e tyre për të mos dhënë llogari.
Ky pasurim i marramendshëm financiar, do rrisë cdo ditë e më shumë pushtetin këtyre familjeve mafioze. Cdokush që ka një punë, e di mirë se rruga më e shpejtë e zgjidhjes është të paraqitet tek ata, e jo në radhë para godinave të burokratëve.
Ata mund të rrëzojnë me lehtësi edhe argumentin se pse sundojnë, kur nuk janë zgjedhur për të tillë. Në fakt janë zgjedhur, po, janë zgjedhur me votë, se njerëzit e dinin që ata ishin bashkë, këta që sollën në pushtet, me këta që po sundojnë, e njëjta gjë, e njëjta parti. Me votë, të blerë, të marrë me forcë, apo të dhënë, ata janë në karrigen që buroi nga 25 qershori.
Familjet mafioze e vazhdojnë ndërkohë punën që është limfa e tyre, trafiqet, drogën, prostitucionin.
Janë të paprekshëm.
Në qytet e dinë të gjithë se, një natë më parë darkuan me deputetin, një ditë ishin me kryesuesin e listës në restorant, dikush i ka parë dhe në fundjavë jashtë shtetit. Ministrat shpesh janë të ftuarit e tyre të preferuar.
Nëse nuk merret sot një vendim i madh, familjet mafioze dhe bandat kriminale vetëm do të rriten e zmadhohen. Eshtë në ligjësinë e tyre, nuk funksionojnë ndryshe. Po ky është një verdikt që nuk i takon dhe nuk e merr dot as ambasada amerikane, as opozita. Kthesën e fortë lypset ta marrë shoqëria, njerëzit, duke dalë nga telenovela, nga mallkimet e blasfemitë e përgjithshme, e duke prekur realitetin. Në fakt, është vetëm vendimi i tyre, ndryshe familjet mafioze e bandat kriminale, mund të njohin orë të këqia, por nuk do të ndalen.
Le të marrin shembull nga ipeshkvi i Mirditës, Gjergj Meta, i cili ditën e inaugurimit një muaj më parë, shpalli nga katedralja e Rrëshenit, se edhe pse kisha është e varfër, ai refuzon të marrë ndihma nga trafikantë, kriminelë, banditë apo zyrtarë të korruptuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Thirrja e zevendeskryeministres Senida Mesi per qytetaret: Refuzoni te merrni certifikata
Artikull pas: Konkursi tek ALUIZNI, sistemi i “tepsise” mesa duket vazhdon, e pranon edhe drejtori Lame

TË FUNDIT

milot balldre kliti hoti 2025
  • Kryesore

NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare…

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre 16 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.