Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Timonieri më i vetmuar se kurrë

ShkodraWeb 28 August, 2017
andbush
Nga Andi Bushati
Qeveria e sapo shpallur, më shumë sesa kabineti personal ku Edi Rama mbretëron i vetëm, është një skuadër ku kryeministri ka mbetur fillikat. Atë tashmë nuk ka kush e mbron. Kjo duket qartë si nga emrat e atyre që shkëlqejnë me mungesën e tyre dhe po aq nga ata që nuk bëjnë dot hije mbi postin që kanë marrë. Po t’i shqyrtojmë me rradhë, në këtë kabinet të ri bie në sy mungesa e njeriut që ngriti “policinë që deshëm”, Sajmir Tahirit dhe atij që firmosi koncesionet e “shëndetësisë falas”, Ilir Beqes. Për fatin e tyre një gjë është e qartë: se nga qeveria nuk i nxorri as urrejtja e shpallur e Ilir Metës, as ashpërsia e çadrës së Lulzim Bashës. Mospërfshirja, tani kur LSI nuk ka më dorë në koalicion dhe kur çadra e dikurshme i ngjan një kështjelle rëre, të bën të mendosh se ajo ka lidhje vetëm me Edi Ramën.
Kryeministri kërkon t’i faturojë ish vartësve të tij, mbushjen e vendit me drogë, kriminalizimin e policisë, dhënien koncesioneve si Check Up, apo sterilizimi, që i rropën shqiptarërt deri në palcë. Rama e di mirë se një pjesë e madhe e publikut është e ndërgjegjshme për këto dështime katastrofale. Dhe tani ai po kërkon të lajë duart duke përpunur mesazhin se, për to, faji ishte i ish vartësve të tij.
 Pra, ai po bën me kokën e Beqes dhe Tahirit të njëjtën lojë që bëri me Metën, Idrizin, apo Dulen duke i faturuar atyre dështimet e qeverisjes.
Po të rrëmojmë edhe më thellë në histori do të kuptojmë se kjo është një taktikë e njohur e Edi Ramës.
Edhe kur i doli era milionave që paguheshin për lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës, ai i shkarkoi një nga një të gjithë zëvendësit, duke u përpjekur të krijojë iluzionin se qenë ata fajtorët e masakrës mbi kryeqytetin.
Në këtë kuptim, fabula e Tahirit sot, nuk është e ndryshme nga ajo e Blendi Gonxhes dje, njësoj si ajo e Ilir Beqes, në qeveri, nuk ndryshon nga ajo e Artan Lames në bashki. Qëllimi është i njëjtë: udhëheqësi nuk ka pasur djeni për mëkatet që kanë bërë ish vartësit e tij.
Në pamje të parë kjo duket si një manovër që të lejon ta kalosh lumin pasi s’ke më nevojë për kalin. Filimisht ajo mund të krijojë imazhin e një lideri të pastër, të tradhëtuar në qëllimet e tij nga ata që ka poshtë vetes.
Por, ky truk momental, vështirë se mund të sigurojë efekt afatgjatë. Sepse personazhe si Tahiri apo Beqja, vërtet i morën mbi supe të gjitha zezonat e qeverisjes së Ramës, por për katër vite me radhë, herë me mashtrime diabolike dhe herë me sinqeritet naiv, ata i vunë gjoksin mëkateve për të cilat akuzoheshin. Ish ministri i brendëshëm, ishte i gatshëm të bënte harakiri, qoftë në parlament, qoftë në studiot televizive, për t’u përballur me ata që e akuzonin. Edhe homologu i tij i shëndetësisë, i vuri gjoksin çdo konçesioni të jashtëligjshëm të dhënë me urdhër të Ramës, dhe u përfshi në beteja epike për të mbrojtur vendimet e shefit të vet.
Mirë apo keq, ky lloj profili që shpërndante përgjegjësinë e qeverisjes do t’i mungojë kabinetit Rama 2.
Dhe këtu vimë te emrat e shpallur të dielën.
Asnjëra nga tre rymat që përbëjnë skuadrën e re nuk mund ta luajë më këtë rrol.
E para është ajo e ish PS-së së Nanos që rikthehet pas kaq kohësh në qeverisje. Por, as Pandeli Majko që ka marrë një post nga ato që Hoxha i jepte baba Fajës apo babë Myslymit, dhe as Fatmir Xhafa, nuk kanë treguar ndonjëherë se janë të gatshëm të riskojnë nga reputacioni i tyre në emër të ekipit. Si dy politikanë të një shkolle tjetër, që kanë ditur t’i rezistojnë shumë tallazeve, ata janë të mbrujtur me besimin se sakrifica e tepruar nuk shpërblehet kurrë në politikë. Nëse ka një kredo me të cilën ata janë futur në këtë kabinet është se nuk duhet të vënë kurrë dorën në zjarr për Edi Ramën.
Pak a shumë i të njëjtit profil është edhe grupimi i dytë i ministrave të katapultuar nga njëra qeveri tek tjetra si Gjiknuri, Ahmetaj dhe Klosi. Gjatë gjithë mandatit të kaluar, kur kulmin e debatit të flaktë e kanë shpenzuar në ndonjë replikë kundër Blushit, ata më shumë janë përpjekur ta mbajnë mirë me Metën dhe të neutralizojnë sulmet e opozitës, sesa të evidentohen si gladiatorë politikë.
Sa për grupimin e tretë, atë të çupulinave që shefin e shohin si princin e kaltër, ndërsa Berishën e njohin si gogolin që po u doli përpara duhet të ndryshojnë rrugën, as që mund të imagjinohet mbajtja e ndonjë peshe politike.
Pikërisht për këto arsye, ndonëse sot duket më i fortë se kurrë, Edi Rama me këtë qeveri, sapo ka hapur siparin e konsumimit të tij të pandalshëm.
Ai bëri një fushatë elektorale duke kërkuar timonin i vetëm dhe mori personalish përsipër mbajtjen e përgjegjësisë për të gjithë qeverisjen. Por këtë të dielë, ai shpalli edhe një kabinet, ku nuk gjendet për be, as edhe një karakter i fortë, as edhe një luftëtar betejash politike, as edhe një anëtar i gatshëm të sakrifikojë nga vetja në emër të të tërës.
Nga sot, ai është komandanti i fuqishëm i një ushtrie pa gjeneralë dhe më i pa mbrojtur se kurrë prej të gjitha shigjetave, goditjeve dhe sulmeve që do t’i vijnë nga të gjitha anët.
Nga sot, ai ka hyrë në fazën e pashmangshme të të gjithë atyre që dëshira e papërballueshme për pushtetin absolut, i bën të krisin themelet që e mbajnë atë në këmbë. (Lapsi.al) 
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Turizem per nje dite me bashkeshorten, humbet jeten ne det shqiptari 61- vjecar
Artikull pas: RAMA 2/ Nisin pakenaqesite e para, Majko ne dileme si “minister pa portofol”

TË FUNDIT

salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
mark pashkja ligji barazi gjinore 2025
  • Kryesore

NGA DOM MARK PASHKJA – Na i kurseni urimet e Pashkëve dhe të Bajramit….

ShkodraWeb 7 November, 2025
gjuraj libri 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – “Enciklopedia e Dhimbjes: Kronika e Emigrimit në Vargje”, ana tjetër e emigrimit…

ShkodraWeb 3 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.