Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kush do rikthejë autoritetin e zyrtarit të shtetit?!

ShkodraWeb 27 August, 2017
bektbesfot
Nga Besi Bekteshi
Në takimin e Durrësit me Komisionerin Hahn dhe Kryeministrat e Ballkanit Perendimor – zyrtari më i rëndësishëm i shtetit, po bënte nderet tipikisht shqiptarçe të pritjes?! Përqafimet, rrahja e shpatullave, shoqërimi pak më mbrapa në ecje dhe dashamirësia, janë modele të respektit të shqiptarëve ndaj mikut dhe në përgjithësi një udhëzues ose manual i joni në mikpritje?! Shumë mirë, sepse zyrtari më i rëndësishëm i shtetit shqiptar, duhet ta bëjë këtë nder si mikpritës?! Ne kemi një difekt të madh te zyrtarët në majë të piramidës së shtetit. Ne kemi të ndarë postet e zyrtarit më të lartë dhe atij më të rëndësishëm?! Te ne zyrtari më i lartë është Presidenti i Republikës, që sigurisht nuk është zyrtari më i rëndësishëm – i cili qartësisht është Kryeministri i Shqipërisë. Ai është pikërisht zyrtari që ka mandat të madh politik, në maxhorancë politike dhe fuqi administrative të mëdha?! Pra në momentin që Kryeministri i Shqipërisë bënte nderet e respektit ndaj Kryeministrave të Ballkanit, praktikisht ishte zyrtari më i rëndësishëm që paraqitej në publikun e madh dhe në terrenin mediatik sidomos ndërkombëtar – zyrtari shqiptar me atlete, apo këpucë, i veshur “casual” apo jo, ishte një person i cili qartësisht dhe ceremonialisht me shumë mikpritje, dashamirësi, po respektonte dhe nderonte miqtë?! Ne sot kemi nevojë që figura e zyrtarit shqiptar të rregullohet, të respektohet dhe të mos dyshohet haptas, të mos denigrohet dhe të mos inkriminohet apo paragjykohet ashpërsisht, sikundër ka shkuar për faqe të zezë historia?!Në këto 27-të vite, në saj të drejtimit absurd, të administrimit në lartësi politike dhe profesionale nga injorantë të zyrës dhe rregullave, në saj të politizimit ekstrem, sidomos të zyrave qëndrore nga partitë politike dhe sidomos nga Partia Demokratike në periudhat Berishiane, (por që absolutisht i gjithë spektri këtë punë ka bërë) në saj të mungesës së shkollimit adeguat, në saj të çapaçulëve dhe bastardëve të korruptuar në zyra vëndore – figura e zyrtarit shqiptar, është bërë copë copë dhe kërkon punë dhe mund të madh të ringrihet!Si ka mundësi të mos paragjykohet dhe respektohet një drejtor i lartë i shtetit, kur politika e ka definuar si person që hedh tendera dhe merr në punë njerëzit e partisë, apo miqësisë, apo parave?! Nuk i rregullohet kaq kollaj figura këtij zyrtari të lartë, që ka vula dhe firma të shumta për të hedhur në korrupsion?! Si ka mundësi të mos paragjykohet dhe kritikohet një zyrtar dogane, që me firmat dhe vulat e tij, ka “fitimin për vete, shefat, partinë” por dhe për trafikantët dhe pastaj heqin “zitë e ullirit” njerzit e thjeshtë?! Si mos paragjykohet dhe të ketë figurë të mirë zyrtari – si një drejtor i arsimit? Nuk bën “sens” kjo gjë, dhe pse mund të jetë e pa drejtë?! Po kështu janë vendosur mësueset në punë, urdhëri politik, rryshfeti, padrejtësia në emërime, janë karakteristika të drejtorit të drejtorisë arsimore?! Kohët e fundit, ka përpjekje të mëdha, por akoma ka plot fjalë të mëdha dhe asnjë pikë besimi te ky post i zyrtarit të shtetit! Po ashtu inspektori dhe e gjithë “ushtria” e nëpunësave të ministrive?! Po Sekretarët e Përgjithëshëm? Po
ato janë si thotë dikush “mafia e ministrive”, sepse aty përplasen të gjitha lëvizjet fondet dhe firmat e beneficeve?! Hahaha – më pak zëvministrat, që nuk i pyet kush as “për lash dhe as balash” se janë pa firma dhe vula?! Pra zëvministrat, janë fytyra e mirë dhe ndershme e nëpunësit të lartë shqiptar! Nëpunësit e vegjël të zyrave qëndrore pastaj – njerzit që dikush i quante paturpësisht “minj zyrash” por që në fakt, janë ato të gjorë që mbajnë shtetin në këmbë?! Janë të detyruar të servilosen, të dëgjojnë profkat e drejtorëve, marrëzitë e ministrave që vijnë e ikin, budallallëqet e tyre në fillim dhe të durojnë korrupsionin e tyre deri në fund?! Jetojnë me frikën që ajo rroga e vogël mund tju ikë nga kapriçot e pushtetit dhe marrëzitë klienteliste të individëve sipër, të cilët sa fundosen në kolltukun e zyrës e dinë për të – shtëpisë?! As këto nuk mund të respektohen dhe kanë figurë ashpërsisht të paragjykuar dhe prishur në kohë! Pastaj nëpunësit bashkive dhe sidomos ato periferike?! Aty pastaj ka një “shemencë burrokratike” të jashtëzakonshme?! Paaftësia dhe mungesa e shkollimit adeguat, mos njohja e rregullave dhe përdorimi i zyrës si mejhane – i ngjan pothuaj viteve 1920-1930?! Frika e madhe e nëpunësit apozyrtarit shqiptar që do ta largojnë nga posti drejtues, sepse të gjithë postet drejtues janë të partisë – ka sjellë anormalitetin dhe informalitetin burrokratik në punën e zyrave të shtetit shqiptar?! Përpjekjet e sotme për ta larguar këtë gjë janë për tu duartrokitur, por kam frikë se duhet shumë kohë, jashtëzakonisht shumë?! Tentativa për të sjellë të rinj për të zëvëndësuar të vjetrit e partive apo servilizmit në kohëra – ka sjellë rrumpallosjen akute të sistemit në drejtim, sidomos nga mosdijenia e sjelljes burrokratike dhe rregullave të zyrës?! Është bërë një hap i mirë për komunikimin online – por tashmë ja kanë gjetur mënyrën e komunikimit “offline” dhe as që ju bën “syri tërr” sepse e kanë zakon përdorimin e arrogancës, kur fitojnë siguri apo kanë mbështetje të fortë sipër! Ka mundësi që Ministrave tju largohet “tenderi”?! Kjo do të ishte një nga “mirësitë” që Kryeministri do ti bënte sistemit?! E kam të qartë se sistemi i ri që do të ndërtohet do të ketë “vrimat e tij” por është turp i madh që akoma e sot, ministrat merren me tendera, rropaten për tenderat, merren vetëm e ekskluzivikisht me tenderat dhe pastaj – ja bëjnë “naftën ministrisë, punës, njerzve, partisë, sistemit dhe kush tju dal përpara”?! Nuk do të ulem ke arsimitari dhe pedagogu, as të polici, mjeku, infermieri dhe te specialistët e vegjël në pushtetetsi qëndrore dhe ato vëndore?! Janë dhjetra drejtori në bashkitë e vëndit, që rrezatojnë si në linjën shtetërore dhe vëndore paaftësi, dhe folklorizëm të mbështjellë me korrupsion të hapur dhe shpesh herë – budalla! Një pjesë vendosen vetëm për të marrë ( futur dorën në xhep shtetit dhe njerzve) e as që kanë ndonjë ide tjetër për zyrën e shtetit?! E fundit – si mund të kesh besim te zyrtari kaq shumë, kur atij i mungon gjithmonë letra, boja, kanceleritë, nafta, makina, uniforma aty ku është e detyruar, i mungon mobiliteti, i mungojnë aftësitë profesionale dhe mundësitë teknike, kancelerike e taktike?! Në këtë mënyrë, figura e zyrtarit të shtetit është pikërisht copë copë?! E më vjen keq, jashtëzakonisht keq?! Kjo figurë duhet të rimëkëmbet?! Duhet rikthyer dinjiteti dhe respekti për figurën e zyrtarit të shtetit?! Kush mund ta bëjë këtë gjë?! Edi Rama? Sigurisht ai ka meritën e madhe që ja ka nxjerrë “by..en” jashtë qartësisht dhe pa teklif, sistemeve tona burrokratike dhe idiote në drejtim: Kjo gjë
duhej kryer, sepse kjo shoqëri e ka të gabuar akoma konceptin mbi burroktracinë?! Ajo kujton akoma se “burrokrat-i” është një njeri i keq që ka zyrë?! Në fakt burrokracia është ajo që mban shtetin në këmbë! Drejtimet si shëmbuj nga Meksi, Berisha, Nano në kohështrirje të mëdha, janë absolutisht për tu larguar?! Nuk është për tu goditur ashpër akoma qeverisja e Ramës, por propozimet që bën për administratën – janë një dallim esencial me të kaluarën sigurisht po u përfunduan si reforma?! Përndryshe zyrtari i shtetit do të mbetet gjithmonë “sherrbudallai” i zyrës së shteteti shqiptar! E “sherr budallai” është i prirur të jetojë mirë vete, të mbikalojë, mbijetojë, por kurrë të punojë në zyrë me ndershmëri dhe profesionalizëm! Pastaj – Vetingu, ai sigurisht duhet të kap, të evidentojë dhe dërguar në burg, zyrtarë që i kanë bërë keq njerzve dhe shtetit. Patjetër që ky moment duhet të jetë parësor dhe mbetet të presim këto ditë dhe muaj në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ISIS merr persiper sulmin ne Bruksel
Artikull pasardhës: Zyrtare, Erjon Vucaj vishet kuqeblu pas 8 viteve “emigrim” jashte Shkodre

TË FUNDIT

ardit cylybyli 2026

“Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
ndue pjetra baks rrjoll 2026

NGA AVOKAT NDUE PJETRA – Projekti turistik në Baks- Rrjoll, dyshime për skemë pronësie dhe mbështetje politike

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
romeo gurakuqi bregdeti 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Grabitja e pronave historike në Bregdet, në zonat Alpine dhe në Shirokë…

ShkodraWeb 8 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.