
Ndahet nga jeta Ludovik Dega, një nga figurat më aktive të viteve të tranzicionit në Shkodër. Biku, siç e njihnin dhe thërrisnin të gjithë, është ndër themeluesit e parë të PD-së Shkodër dhe në vijim, një nga drejtuesit më jetëgjatë në pozicione të niveleve të ndryshme. Nga viti 1990 e në vazhdim, ai ka mbajtur poste të rëndësishme në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, duke qenë për vite me rradhë këshilltar. Biku ka qenë pjesëmarrës aktiv në të gjitha lëvizjet demokratike në Shkodër por edhe në momente të tjera të rëndësishme të zhvillimeve politike e sociale me impakt lokal dhe kombëtar.
Pavarësisht problemeve shendetësore që e kanë shqetësuar herë pas here, Biku është perpjekuir dhe ia ka dalë të jetë gjithmonë aktiv deri ditën e djeshme… Ludovik Dega largohet nga kjo botë në moshën 77 vjeç, ku përveç pikëllimit të familjarëve, miqve e të njohurve, la pas edhe kujtimin e një qytetari të mirë që u përpoq me të gjitha mënyrat të jepte kontributin e tij, i cili sot mund të thuhet se nuk ishte aq modest por mjaft i rëndësishëm për kohën. Homazhet në nderim të të ndjerit, do të mbahen në mjediset e Këshillit të Qarkut Shkodër paraditen e sotme (merkure). ShkodraWeb i shpreh ngushllimet e veta familjes, miqve dhe të njohurve të Bikut.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!