E RËNDË/ Pas një ataku kardiak, ndërron jetë gazetarja 27 vjeçare shqiptare…

Gazetarja e medias online “Telegrafi”, Qendresa Rashiti Hulaj, ka ndëruar jetë sot si pasojë e një ataku në zemër. Lajmi është bërë i ditur nga media kosovare nëpërmjet një njoftimi, ku shprehte ngushëllim për 27-vjeçaren. Mësohet gjithashtu se Qendresa ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

“Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.


Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj”, thuhet në postimin e Telegrafit.