Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

FOTO/ Si e mbajtën në jetë shqiptarët djaloshin shkodran Musa Baculi, nga krevati ku dergjej shëtitje buzë detit…

ShkodraWeb 4 years ago

Shkoi të lahej në lumë së bashku me shokët, por nuk doli më prej aty… mushkëritë iu mbushën me ujë dhe pavarësisht se gjallë, ishte në spitalin e Shkodrës shumë pak shpresa i dhanë se do t’ja dilte mbanë.

Kjo është historia e Musa Baculit, 16 vjeçarit shkodran i cili preku thellësisht zemrat e shqiptarëve. Të gjithë u bënë bashkë për ta ndihmuar Musain dhe sot duket sikur një mrekulli ka ndodhur. Musai më në fund është çuar në këmbë.

Por kush ishte rrugëtimi i këtij djali?

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u njoh me rastin. Shumë shqiptarë e madje dhe mjekët kërkuan ndihmë për të mundur ta lëviznin Musain drejt një spitali të specializuar në Xhenova. Falë ndihmës së qindra shqiptarëve, më në fund u arrit shuma e nevojshme për ta kuruar Musain në Itali.

Elvis Naçi: Duke qenë se nëna pretendonte se Musai ka mundësi shërimi… në një shtet tjetër dhe në një spital shumë të specializuar. Në Shqipëri kishte tre muaj dhe Musai sa vinte e jeta e tij fikej… për këtu kishte mbaruar gjithçka.

Një ndër mjekët që u kujdes për Musain deklaroi se kur e mësoi rastin u tha familjarëve të shqiptarit se mund të kishin përballë një rast të pashpresë.

Mjeku Paolo Moretti: Është shumë e vështirë të bësh një prognozë funksionale të besueshme në këta të sëmurë. Sepse kur dëmtimi në tru që u ndodh pacientëve të mbytur, dhe vuajtja që shkaktohet nga mungesa e oksigjenit bën që shpesh prognoza të jetë tepër negative. Kështu që në këto raste këta të sëmurë qëndrojnë të paaftë për të lëvizur për gjithë jetën.

Nëna e Musait, e vetmja që i kish mbetur 16 vjeçarit në familje, tregon se rruga për në Itali është kryer me autoambulancë. Shumë pak do të duhej dhe Musai do të kiste humbur jetën. 3 muaj ai i kaloi në gjendje vegjetative në spitalin e Shkodrës, duke qëndruar i gjallë në të vdekur.

Nëna: Kemi mbërritur në orën 7 të mëngjesit. Gjithë natën kemi ecur. Po të mos kishte ardhur, për rreth dy orë, Musai nuk do të kishte më jetë.

Mjeku Paolo Moretti: Impakti i parë në momentin kur mbërriti Musai ishte që kishim të bënim me një të sëmurë tepër në rrezik. Përballë kësaj, për fat të mire, duke parë analizat dhe rezonancën vumë re që dëmtimi cerebral ishte i rëndë por jo shkatërrues.

Mjeku përgjegjës për sjelljen “në jetë” të Musait tha se kur i riu erdhi në spital të gjithë panë me sy sesi ishte katandisur ai. Një trup thuajse i shkatërruar, i tharë dhe në degradim total. Mjeku u shpreh se detyra e parë ishte ushqimi, Musai peshonte vetëm pak kilogramë. Një operacion është kryer mbi trupin e tij, në mënyrë që ushqimi të kalonte në mënyrë artificiale.

Mjeku Paolo Gandullia: E shtruam në dhjetor në këtë repart, dhe vumë re një gjendje mos ushqyerje shumë të ashpër. Për këtë arsye gjëja e parë që bëmë ishte të praktikonim një akses ushqimor artificial, në mënyrë që t’i garantonim një rivendosje të gjendjes normale të ushqimit, pa të cilën nuk do të mundte të kishte një proces rihabilitimi komplet dhe të përshtatshëm.

Nëna: Ishte tharë fare, nuk kishte më ujë në trupin e tij.

Më tutje mjekët italianë kanë nisur me rikuperimin e Musa Baculit. Një sërë mjekësh të tjerë kanë filluar punën me komunikimin dhe terapinë për 16 vjeçarin. Prej tre muajsh, Musai ka punuar çdo ditë me vullnet të hekurt, për t’u rikthyer sërish në këmbë dhe për të nisur të flasë.

Mjekja Francesca Passano: Me ndihmën e familjarëve kemi mundur të punojmë me pjesën e kujtesës duke kërkuar nëpërmjet facbook-ut se cilat ishin gustot e tij muzikore dhe televizive. Pastaj edhe foto të familjarëve, sepse e kishte të vështirë në fillim të kujtonte emrat dhe personat e familjes.

E teksa tashmë rehabilitimi fizik dhe i të folurit kish nisur, Musa Baculi hyri në operim për të hequr kapësen që e lejonte atë të ushqehej në mënyrë artificiale përmes instestineve të tij (zorrëve).

Mjeku Cristian Savio: Ai është sforcuar shumë, ai është personi që ka punuar më shumë nga të gjithë. Një orë me mua, një orë me kolegen time, një orë me logopedisten dhe vizitat me mjekët, ndërkohë që ai punonte gjithë ditën nga e hëna në të shtunë vazhdonte të punonte.

Kur Musa Baculi nisi të ecë për herë të parë i vetëm, pa ndihmë e pa mbështetje në korridorin e spitalit, mjekut Paolo Gandullia i është dukur si një mrekulli

Mjeku Gandullia: Herën e parë që eci në korridor vetëm, pa asnjë ndihmë, ishte një festë për të gjithë ne, dukej si Papa që po ecte

Pas këtij lajmi të mrekullueshëm, Elvis Naçi e Sidrit Bejleri vendosi të komunikojnë personalisht me Musa Baculin përmes një lidhje live në Skype. Naçi e Bejleri e përshëndesin dhe Musa Baculi buzëqesh. Thotë se i njeh shumë mirë se kush janë dhe se i do shumë. I riu që deri para 3 muajsh dergjej në shtratin e vdekjes, çoi dhe një mesazh për të gjithë ata shqiptarë që i zgjatën dorën e ndihmës dhe i dhanë një jetë të dytë.

Musa Baculi: Si jeni? Musai jam..

Bejleri: A më njeh mua apo jo?

Musa Baculi: Po Sidrit Bejleri… kurse ti je Elvis Naçi…

Naçi: Kur do të vish të na vizitosh këtu.

Musai: Sa të shëndoshem… edhe pak kohë.

Naçi: Musa, ke një mama të mrekullueshme dhe një dajë të mrekullueshëm… nuk kemi fjalë të përshkruajmë sesa të lumtur jemi që je shëruar. Na ke lumturuar shumë…

Sidrit Bejleri: Kur të rikuperohesh komplet, do e kuptosht me të vërtetë sa shumë të kanë dashur shqiptarët…

Musai: Faleminderit shumë… ju dua shumë

Ilir Hoxholli: Si i thonë në Italisht të dua shumë?

Musai: T’i voglio bene thuhet… ma keni shpëtuar jetën. Tanë shqiptarët kudo ndodhen në botë… ju du shumë juve, shumë…

Në fund të këtij rrugëtimi, Elvis Naçi vetë e kishte një mesazh për shqiptarët e veçanërisht për ata që ndihmuan Musa Baculin.

Naçi: Musai ka filluar të ketë ëndrra dhe po gjen forca në qënien e tij dhe këto ëndrra që nesër të mund ti kthejë në realitet. Kjo të jep një gëzim të madh. Sikur gjithë ky mision që kemi ndërmarrë të ishte filluar e mbyllur me rastin e Musa Baculit, ne do të na mjaftonte bashkimi me shqiptarët për këtë gjë të mirë që po bëjmë për të.

Continue Reading

LAJM PARA: Shuhet Ludovik Dega, deshmitar, pjesëmarrës dhe personazh i zhvillimeve politike në Shkodër nga 1990- a…
LAJM PAS: Hamdi Salihi vendos “të varë këpucët në gozhdë”, sulmuesi i njohur shkodran publikon letrën prekëse…

TË FUNDIT

“Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…
  • Kryesore

“Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

5 hours ago
“Me syrin e zemrën e Luizit e shohim…”, motra e këngëtarit thyen heshtjen, flet për herë të parë për Kiarën, “nusen” e vëllait
  • Kryesore

“Me syrin e zemrën e Luizit e shohim…”, motra e këngëtarit thyen heshtjen, flet për herë të parë për Kiarën, “nusen” e vëllait

9 hours ago
VIDEO – Fëmijëria, familja, fisi dhe marrëdhënia e tij me Shkodrën, rrëfimi i veçantë në vetë të parë i Benet Becit…
  • Kryesore

VIDEO – Fëmijëria, familja, fisi dhe marrëdhënia e tij me Shkodrën, rrëfimi i veçantë në vetë të parë i Benet Becit…

1 day ago

TË FUNDIT

  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • “Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

34 mins ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

55 mins ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

4 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.