Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Historike, Rrogozhina kampione e Shqipërisë në futboll, Egnatia ekipi i 10- të që shënon emrin…

ShkodraWeb 26 May, 2024
egnatia partizani final 4 2024

Nuk janë me një “hirushe”, por janë kampionët më të rinj të futbollit shqiptar. Nga një përrallë e bukur, në një realitet të ri, më në fund, Egnatia realizon ëndrrën e një qyteti të vogël duke i dhuruar Rrogozhinës titullin e parë në histori. Pasi dominuan totalisht këtë kampionat, Egnatia fitoi edhe finalen e madhe, thyen Partizanin në “Air Albania” duke bërë për vete titullin kampion. Ky ishte një sezon perfekt, ku pas Kupës, ekipi i Tetovës fitoi edhe titullin duke mbyllur sezonin me “dopietën” e famshme. Partizani bie pa kushte, duke dalë “duar bosh” këtë sezon, me Shehin që sheh edhe një herë t’i ik titulli në ndeshjen e fundit.

Rreth 10 mijë tifozë ndezën atmosferën në “Air Albania”, ndërsa Egnatia mori shpejt kontrollin e topit duke ngacmuar portën e Qirkos në disa momente. Partizani reagoi, madje duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 22-të, ku Bintsouka përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke e dërguar në rrjetë, por gjyqtari i takimit, Anthony Taylor, kishte ndalur gjithçka për faull në sulm, vendim i konfirmuar më pas edhe nga dhoma e VAR. Egnatia reagoi fuqishëm, në minutën e 36-të, ku Ibrahimoglu me një veprim fantastik brenda në zonë, dërgoi topin në rrjetë duke kaluar tifozët rrogozhinas në delir, një gol për katalog që i dha më shumë zemër në këtë finale të madhe. Mba kishte shansin të rikthente Partizanin në lojë, u shkëputur shpejt në minutën e 40-të, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Egnatia-s, por nuk mundi të kaloj portierin Sherri, e as të shërbejë, duke shpërdoruar një shans të pastër. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 43-të, Ibrahimoglu i shkoi shumë pranë golit të dytë, por Qirko në pozicion, grushtoi në këndore.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/05/egnatia-partizani-final-four-2024.mp4

Ashtu siç pritej, Partizani zbriti më i karikuar në fraksionin e dytë, në kërkim të golit të barazimit. Tedi Cara me një veprim të bukur, krijojë hapësira për të gjetur kuadratin, por goditja e tij ishte e pasaktë. Të kuqtë spostuan Egnatian në gjysmëfushë, në minutën e 68-të ishin të pafat, ku Taipi i vetëm përballë portierit Sherri nuk arriti të kalonte këtë të fundit, me portierin e Egnatia që bëri mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur. Rrogozhinasit qëndruan në pritje, mbrojtën me fanatizëm rezultatin, por ishin dhe të pafat, në si minutën e 82-të, ku goditja me kokë e Spahiut u devijua nga Qirko duke u përplasur në shtyllën pingule. Partizani provoi në çdo formë të rikthehej në lojë, por nuk arritën dot t’i prishin festën Egnatia e cila me meritë feston titullin e parë në histori.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – Vajzat e gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës, kampione e volejbollit të shkollave të Shqipërisë…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 27 maj 2024…

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte 14 January, 2026
  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.