![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/05/zotni-nardi-gjurme-zerash-2024-1024x536.jpg?x28643)
Bashkia e Shkodrës ka nisur prodhimin dhe shpërndarjen e një podcast- i periodik, i titulluar “Gjurmë zërash”. Ky cikël synon evidentimin e vlerave që kanë bartur e vazhdojnë të përçojnë për Shkodrën e Shqipërinë personalitete të fushave të ndryshme të jetës.
“Mirëmëngjes! Sot në orën 20:00, në kanalin tonë në youtube nisim ciklin “Gjurmë zërash”. Qytetarët e Shkodrës që kontribuan e vazhdojnë të jetojnë me shpirtin e qytetit, rrëfejnë jetën e tyre në këtë podcast të mundësuar nga Bashkia Shkodër. E kemi filluar me zotni Nardin!”, shkruan kryebashkiaku Benet Beci në rrjetet sociale.
Cikli i është besuar profesionalizimit të gazetarit Adrian Hoti dhe kameramanit Maison Kavaja.