Skip to content
12 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shperthimet e gazit bilanc lufte, ne 7 muaj 1 i vdekur dhe 20 te plagosur

ShkodraWeb 29 July, 2017
Një i vdekur, 2 në rrezik për jetën, 20 të plagosur dhe mbi 4 milionë euro dëm ekonomik është bilanci i 13 shpërthime të bombolave të gazit përgjatë 7 muajve të parë të vitit 2017.
Rasti më i fundit i përket zjarri të një dite më parë ku në Velipojë një resort turistik u përfshi nga flakët dhe shkak ishte bombola e gazit, ndërsa këto ngjarje nuk kanë munguar as në banesa private, pallate, biznese dhe pika shërbimi.
Ekspertizat e hetimeve të prokurorisë kanë nxjerrë se dëmi ekonomik përfshin dëmtimet në banesa, biznese, si dhe koston mjekësore të paguar nga shteti për të lënduarit në këtë periudhë dhe në të gjitha rastet ka rezultuar se bombolat ose kanë qenë jashtë parametrave teknik ose janë vendosur në shkelje ligjore.
Sipas legjislacionit në fuqi, bombolat metalike duhet të hiqen nga qarkullimi dhe të zëvendësohen me ato plastike, por situate në terren është alarmante ku nuk kanë munguar dhe pasojat.
Vitit 2017 do të niste me një shpërthim në Bilisht në qendrën shëndetësore të këtij qytetiku bombola përdorej për ngrohje, dhe të plagosura mbetën dy infermiere në ngjarjen e ndodhur më 12 Janar.
Një javë më pas shpërthimi nga bombola do të transferohej në Bulqizë, ku të plagosur nga flakët me djegie e fraktura mbetën disa persona më 19 janar në Cekren të Bulqizës ku flakët përfshinë banesën e kryeplakut.
Më 15 shkurt 2017 në qytetin e Vlorës, flakët e shkaktuara nga përdorimi i gazit përfshinë një lokal në lagjen partizani dhe të lënduar në gjendje të rëndë mbetën dy persona.
Po në ambientet e një subjekti tregtarë këtë herë në periferi të Tiranës, në Vaqarr më 25 shkurt shpërthimi i bombolës la 3 persona.
Në muajin Mars shpërthimi i bombolës së gazit do të shënohej në Shkodër, ku në lagjen “Nezmi Kryeziu” flakët shkrumbuan kati e dytë të një banese duke u lënduar 2 persona dhe duke shkaktuar viktimën e parë për këtë vit, 74 vjeçarin Haki Hoxha.
19 Prill 2017, shpërthimi i bombolës që përdorej për gatim la të lënduar 62 vjeçaren në Elbasan duke i djegur asaj shtëpinë dhe duke rrezikuar fqinjët.
15 Maj 2017, në lagjen numër 4 në Korçë shpërthimi i bombolës plagosi 63 vjeçarin me iniciale E.P
1 Qershor 2017, flakët e shkaktuara nga bombola përfshijnë banesat sociale në Tiranë ku një e moshuar shpëtoi fatmirësisht duke u ndihmuar dhe nga fqinjët.
Mbrëmjen e 2 qershorit 2017 nga i njëjti shkak flakët e shpërthimit të bombolës së gazit përfshijnë banesën e dy të moshuarve në Durrës në lagjen 15.
Banorët e pallatit numër 52 në rrugën “Muhamet Gjollesha” më 8 korrik 2017 u zgjuan të tmerruar.
Pallati i tyre u trondit por jo nga tërmeti apo një lëndë eksplozive, këtë herë ishte shpërthimi i bombolave në byrektoren që shërben në katin e parë që shkaktoi tmerrin dhe dëmtimet si të kolonave të pallatit ashtu dhe të orendive të tyre shtëpiake.
Flakët në resortin e Velipojës
Pa kaluar pak ditë nga kjo ngjarje që pamjet e shkatërrimit janë të denja për balance lufte, flakët e shkaktuara nga bombolat e gazit u transferuan në resortin turistik Fishta në Velipojë.
Në këtë ngjarje bilanci mund të ishte dhe më tragjik, por djegia e 1000 litrave gaz shkaktoi 4 të lënduar, mes tyre dy ende në gjendje të rëndë.
Pasditja e 28 korrikut do të shënonte shpërthimin e dytë, këtë herë në Roskovec të Fierit ku bombola e gazit shkrumboi tërësisht një banesë por fatmirësisht pa viktima.
Pak orë më pas, flakët nga bombola përfshinë katin e tretë të një banesë në Lushnje në lagjen “Kongresi”, ku fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu tragjedinë duke shpëtuar personat e një familje. /Shqiptarja.com/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Zbardhet goditja e mjekut, agresori e akuzonte per mjekim jo te duhur bashkeshortes
Artikull pasardhës: “Laguna e Vilunit”, dalin 5 urdher arreste te tjera per grupin e trafikanteve te droges

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.