Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Dyndje turistesh ne Shqiperi, 25 mije persona kane hyre vetem 16 oret e fundit

ShkodraWeb 29 July, 2017
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, permes Departamentit për Kufirin dhe Migracionin njofton se: Policia Kufitare në të gjithë vendin vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për përballimin e fluksit të hyrje-daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Masat kanë konsistuar në drejtim të shtimit të sporteleve, në infrastrukturë, në burime njerëzore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata, ofrimin e lehtësirave ligjore si dhe një shërbim të kulturuar për të gjithë shtetasit, vizitorë, turistë, emigrantë, udhëtarë që përdorin këto pika kalimi për të hyrë apo për të dalë nga Shqipëria. Gjatë 16 orëve të fundit, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 25 mijë shtetas si dhe rreth 5 mijë automjete. Në të gjitha pikat e kalimit funkionojnë rreth 93 sportele në hyrje e dalje. Fluksi më i madh në hyrje është në pikën kufitare Morinë.
Në kuadër të masave që Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka marrë gjatë ditëve të fundit për garantimin e sigurisë në plazhe si edhe për parandalimin dhe goditjen e përdorimit të mjeteve lundruese për trafikimin e lëndëve narkotike, policia ka bërë të mundur ndalimin dhe bllokimin e dy mjeteve lundruese të cilat qarkullonin në hapsirat ujore të palejueshme dhe pa lejen e Policisë Kufitare. Nga Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, vazhdon puna për kontrollin e zbatimit të detyrimeve të pushtetit vendor për vendosjen e kufizimeve në plazhet në zonën e Borshit – Lukovës në bazë të detyrimeve të vendimit nr.321 të VKM. Masa janë marrë edhe për forcimin e shërbimit në kufirin e gjelbër, rritjen e kontrollit në pikat e kalimit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen duke përfituar nga fluksi i madh i lëvizjeve. Deri tani në të gjitha PKK, Stacionet e Policisë Kufitare,shërbimet e brezit të gjelbërt, detare e liqenore nuk janë shënuar probleme gjatë hyrje – daljes së shtetasve shqiptarë e të huaj apo shkelje të rregullave të shërbimit. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: “Laguna e Vilunit”, dalin 5 urdher arreste te tjera per grupin e trafikanteve te droges
Next: Edi Rama po ve nen thunder administraten, me ndihmen e Lulzim Bashes

TË FUNDIT

fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026
bashkia vau dejes

VIDEO – Bashkia Vau Dejës vijon investimet në rrugët e brendshme të fshatrave, radha e Shkjezës…

ShkodraWeb 12 May, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.