Skip to content
20 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SHËNIM I SHKODRAWEB – “Lajmësi nuk preket…”, interesi publik, vertetësia dhe “rrjedhja” e informacionit…

ShkodraWeb 10 May, 2024
alma femijet 2024

“Lajmësi nuk preket”, është postulati që nga thellësitë e shekujve është ruajtur me fanatizëm. Sigurisht, ka edhe shprehje të tjera të kombeve të tjera, siç është edhe “Ambasciator’ non porta pena” që, për ta sjellë në kontekst të këtyre rreshtave, nuk mban përgjegjësi ai që sjell/shpërndan lajmin.

Orët e fundit, një ngjarje tragjike, ndoshta që ndeshet rrallë në jetën e një qyteti a shteti, ka tronditur Shkodrën. Ajo ka qenë dhe vijon të mbetet kryefjalë e thuajse të gjitha bisedave. Nga hamendësimet deri tek “siguria” për shkaqet dhe pasojat e ngjarjes, infektoi edhe mediat deri diku. Sepse edhe gazetarët janë pjesë e familjeve shqiptare.

Hap pas hapi, ngjarja e rëndë sillte detaje të ndryshme, të cilat, është detyra e mediave ti raportojnë. Edhe në këtë rast tragjik, është interes publik përcjellja e informacioneve, nëse është e mundur, sa më afër të vertetës. Ata që ndjekin mediat, të vjetrat apo të reja, duhet të kuptojnë diçka të thjeshtë: përgjithësisht, informacionet në ngjarje të tilla, nuk i prodhojnë gazetarët. I prodhojnë institucionet, kryesisht ligjzbatuese, që përmes lidhjeve që kanë gazetarët, u shpërndahen qytetarëve nga media të ndryshme.

Pyetja më normale është: a ka apo a duhet të ketë një filtër? Po, pa asnjë diskutim. E vërteta është kriteri kryesor, natyrisht pas interesit publik, i cili në ngjarjen tragjike të Shkodrës, është edhe sot mjaft i lartë. Ka edhe filtra të tjerë, të cilët detyrojnë mbrojtjen/ruajtjen e identitetit të të miturve por edhe viktimave në përgjithësi. Në ngjarjen fatkeqe të 2 majit 2024, përgjithësisht janë respektuar, me ndonjë përjashtim të vogël.

Por, nga ana tjetër, janë pikërisht dëgjuesit, shikuesit e lexuesit që shprehin pakënaqësi kur emrat e personave që kanë probleme me drejtësinë, jepen me iniciale apo fshihen pamjet e tyre nga foto apo video me efekt blur. Edhe në ngjarjen më të fundit, kështu ka ndodhur. Përjashtim, deri diku, po përbën një video e publikuar orët e fundit nga media tradicionale dhe të reja.

Në atë video, me gjasë, janë momentet e fundit të jetës tokësore për Almën dhe 3 fëmijët e saj. Përtej epilogut tragjik të tyre, të cilin të gjithë tashmë e dimë, në video nuk ka asgjë që nuk mund të transmetohet. Nuk ka asnjë veprim apo mosveprim që ngjallin ndjeshmëri teksa i sheh. Nga ana tjetër, kujtojmë se ato video nuk janë prodhuar/regjistruar nga mediat por nga kamera publike, aksesin tek të cilat e kanë agjensitë ligjzbatuese të këtij vendi. Me deshirën e tyre, këto pamje u janë shpërndarë mediave, ndoshta edhe me synime të tjera që lidhen me hetimet e kësaj ngjarje tragjike.

Nuk ka asnjë arsye logjike të hidhet vrer mbi gazetarët apo mediat, tradicionale apo të reja. Ata që kanë probleme me ndjeshmërinë e tyre, nuk janë të detyruar ti shohin videot apo fotot që kanë dalë apo mund të dalin në të ardhmen. Ndjeshmëritë nuk janë të njejta tek të gjithë njerëzit, siç edhe interesi për informacionin/lajmin nuk është i njëjtë. Këtë nuk arrin ta përcaktojë dot asnjë media, tradicionale apo e re, prandaj edhe rrjetet sociale të japin mundësinë të shohësh apo të mos shohësh, të lexosh apo të mos lexosh, të lejosh apo të bllokosh informacione të caktuara. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 maj 2024…
Artikull pasardhës: VIDEO – Kapen në furgon 900 kubikë me fidanë kanabisi, arrestohen 4 të rinj nga Postriba e Shkodra…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë… 19 January, 2026
  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.